Vedat Muriqi flet pas ndeshjes ndaj San Marinos, flet për rikthimin e tij te Fenerbahce

Përfaqësuesja e Kosovës arriti të triumfonte ndaj San Marinos me rezultat 4-1, kjo pas 4 golave të shënuara nga sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi, shkruan Insporti.

Pas ndeshjes, për SuperSport Kosova, ka folur rekordmeni Vedat Muriqi, i cili tha se edhe pse ishte miqësore kjo është një ndienjë e papërshkruar për të, duke folur edhe rreth rikthimit të tij te Feneri.

“Të them të drejtën nuk e kam pritë këtë rezultat, edhe pse është miqësore ëshë një ndienjë jashtëzakonisht e mirë, sidomos kur luan pas në sezoni të vështirë me Lazion”

“Kemi mësu se jemi mirë me topin, kemi lojtarë kualitet, shumë respect për San Marinon por nuk janë në nivelin tonë, arritëm të krijojmë shumë raste” – tha Muriqi për SuperSport, përcjell Insporti.

“Asgjë nuk varët nga unë, s’kam asgjë në dorën tëm, Lazio i ka investu kogja do euro në mu, për momentin jam me Lazion kam edhe 4 vite kontratë” – përfundoi Muriqi.

Më Shumë

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Lajmet e Fundit