Vedat Muriqi rrugës për Mallorca, ka marrëveshje mes klubeve tashmë

Sulmuesi Vedat Muriqi, do t’i thotë lamtumirë Lazios për të vazhduar karrierën te Mallorca.

Negociatat kanë vazhduar dhe duket se tashmë ka një akord mes klubeve dhe gjithçka mund të mbyllet të premten më 28 janar.

Huazimi do të kushtojë 1 milionë euro, ndërsa klubi spanjoll ka të drejtën e blerjes së Muriqit për 12 milionë euro.

Sipas Diario de Mallorca, sulmuesi 27-vjeçar do të zbarkojë në ishull këtë të enjte për t’iu nënshtruar një ekzaminimi mjekësor,

Pas kësaj do të përjashtohet çdo pengesë dhe ai do të nënshkruajë kontratën e re. /Telegrafi/

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Lajmet e Fundit