8.4 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Vegla muzikore me mobilie shtëpiake

Ukrainasi Bogdan Todchuk ka gjetur një mënyrë të mirë për të krijuar vegla muzikore.

Në vend të përdorimit të drurëve natyral, ai kërkon mobilie të vjetra, për t’i shndërruar ato në kitarë, violinë e instrumente tjera muzikore.

Gjithçka filloi kur ukrainasi një ditë po kthehej nga puna.

Ai gjeti një palë këmbë tavoline, të cilat i mori në shtëpi.

Që prej asaj kohe, ai i bënë bashkë dërrasa tavolinash e këmbë karrigesh për të krijuar instrumentet e bukura muzikore, transmeton KTV.

Todchuk thotë se pasi ngjet të gjitha mobiliet, i gdhendë për t’ua dhënë formën e duhur të veglave muzikore.

Ai shton se druri i mobilieve është i një kualiteti të lartë dhe u jep tinguj më të mirë instrumenteve.

Specialisti i IT-së, thotë se druri i mobilieve është i tharë në mënyrë natyrale, për dallim prej drurit të zakonshëm që thahet në furra të veçanta.

Kitarat e ukrainasit janë me çmim më të lirë sesa kitarat nga brendet e famshme.

Todchuk thotë se kitarat e tij kanë një tingull më të fuqishëm.

Krejt në fund Todchuk thotë se e ka një synim.

Të krijojë një organizatë të zanatlinjve që krijojnë instrumente nga materialet e riciklueshme.

Më Shumë

U hapën LOD Milano–Cortina 2026, Kryeziu dhe Kokaj bartën flamurin e Kosovës 

Me një ceremoni spektakolare janë hapur zyrtarisht Lojërat e 24-ta Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, të cilat do të zhvillohen nga dje e deri më...

Përvjetori i lindjes së Fan Stilian Nolit, figurës poliedrike të historisë dhe kulturës shqiptare

Sot përkujtohet përvjetori i lindjes së Fan Stilian Nolit, një prej personaliteteve më të mëdha dhe më të gjithanshme të historisë shqiptare. Poet, përkthyes,...

Lajmet e Fundit