Veliaj kryebashkiaku i ri i Tiranës: Ftoj Kosovën për bashkëpunim

Erion Veliaj, i cili la postin e tij në krye të Ministrisë së Mirëqenies Sociale për garuar në zgjedhjet vendore, është kryebashkiaku i ri i Tiranës. Kandidati i majtë është zgjedhor si kryebashkiaku i ri i kryeqytetit me një rezultat rekord, përballë pesë kandidatëve të tjerë, të cilët ishin pjesë e garës.

Në fjalimin e tij të fitores, Veliaj falënderoi të pesë kundërshtarët e tij në garën për Tiranën, veçanërisht kandidatin e djathtë, Halim Kosova. Veliaj vlerësoi kontributin e Kosovës në zgjedhjet e 21 qershorit, duke i bërë ftesë për bashkëpunim.

“Për 30 ditë gjeneruam një fushatë qytetarë, nevojat që ne thamë diskutohen çdo darkë, duke dhënë shembull edhe për qytetet e tjera që, në fund shkuam te zgjedhjet më të lira, më të ndershme që, janë zhvilluar ndonjëherë në Shqipërinë. Meritat për këto zgjedhje në Tiranë ka edhe kundërshtari ynë Halim Kosova që, meriton gjithë respektin për përpjekjet që bëri për t’u ndarë nga linja zyrtare e partisë së tij, që helmojnë politikën sonë, faleminderit Halim Kosova. Falënderoj edhe kandidatët e tjerë Gjergjin, Sazanin, Tafajn, Muslinë. I përgëzoj të pestë për garën dhe i ftoj që të mos ndihen humbës, por kontribuues të ndryshimit të Tiranës. I them me respekt doktor Halimit se ka më shumë gjëra që na bashkojnë, se na ndajnë e mezi pres bashkëpunimin”, u shpreh Veliaj.

Nga numërimi i 854 kutive të votimit nga 864 gjithsej, Veliaj kryeson me një diferencë prej 43,261 votash. Ndërkohë që procesi i numërimit nuk ka përfunduar në 10 Qendra Votimi, kandidati i ASHE-së, Erion Veliaj, ka siguruar 157960 vota (53.62 %), ndërsa kandidati i djathtë, Halim Kosova, 114699 vota (38.94 %).

Më Shumë

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare. Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare,...

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Lajmet e Fundit