6.5 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

“Vëllezërit e Bashkuar” ndihmoi ekipin e femrave të “Lirisë” së Prizrenit

Ndërmarrja “Vëllezërit e Bashkuar” ndihmoi sot Klubin Futbollistik të femrave “Liria” e Prizrenit.

Kjo ndërmarrje dhuroi pajisje të ndryshme sportive.

Kryetari i KF “Liria” e Prizrenit, Qemal Krasniqi, falënderoi “Vëllezërit e Bashkuar”, për ndihmën e dhënë për futbollistet e këtij klubi.

“Falënderoj ‘Vëllezërit e Bashkuar’ për ndihmën e dhënë. Edhe në të kaluarën kjo firmë ka përkrahur ‘Lirinë’ e Prizrenit. Ky shembull duhet ndjekur edhe nga donatorë të tjerë’, tha Krasniqi.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Pronari i ndërmarrjes, Sefer Susuri tha se kjo ndihmë është shumë modeste.

“Kjo është e pakta për momentin, që mund të bëjmë. Ekipi i vajzave dhe ‘Liria’ në përgjithësi, duhet përkrahur në vazhdimësi. Shpresoj që me këto pajisje modeste, sado pak të kemi lehtësuar punën e trajnerit dhe ekipit të vajzave”, tha ai, duke uruar suksese vajzave.

Trajneri i ekipit të femrave në KF “Liria” të Prizrenit, Naif Jahaj, ka falënderuar donatorin për ndihmën e dhënë.

Ai premtoi se, ekipit të vajzave nuk do t’ju mungojnë sukseset./PrizrenPess.com/

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Më Shumë

Në gjendje të dehur shkaktoi aksident në Prizren, i lënduar rëndë dërgohet për tretman në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident trafiku në Prizren, ku një person në gjendje të dehur me veturë ka goditur një veturë...

Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjëhershëm

Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit në Hagë ka hyrë në fazën përfundimtare, pas më shumë se 33 muajsh shqyrtim provash dhe dëgjim të qindra...

Lajmet e Fundit