Veseli kërkon nga kryeprokurori hetim për akuzat e deputetës së VV-së, Drita Millaku [Dokument]

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka dërguar letër Kryeprokurorit të Shtetit, nëpërmjet të cilës kërkon që Prokuroria e Shtetit të marrë në përgjegjësi dhe të kërkoj fakte nga deputetja e Vetëvendosjes, Drita Millaku, e cila në seancën e së mërkurës ka akuzuar publikisht presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli lidhur me vrasjen e Ekrem Rexhës,  i njohur si Komandant Drini.

Express ka siguruar nga burime brenda Prokurorisë letrën që Veseli ia ka dërguar kryeprokurorit të shtetit.

Nëpërmjet kësaj letre, Kryeparlamentari Veseli ka kërkuar nga Prokuroria që në këtë rast, njësoj si në çdo rast tjetër të ndjeshëm për opinionin publik, kur bëhet fjalë për akuza të drejtpërdrejta, të mos i nënvlerësojë ato, por të veprojë sipas ligjeve në fuqi.

“Pres që sa më parë të ndërmerrni masat e duhura ligjore ndaj Deputetes Millaku, njësoj si ndaj çdo personi që deklarimet e tyre publike nuk i mbështesin me fakte. Çdo vrasje që ka ndodhur në rrethana të pasqaruara, si veprim kriminal, duhet të hetohet  dhe të ndriçohet plotësisht. Ky është një obligim institucional, ligjor, dhe njerëzor”, thuhet në letrën që Veseli i ka dërguar Prokurorisë së shtetit.

Në rast të mos paraqitjes së fakteve për akuzat e bëra publike, deputetja e Vetëvendosjes Drita Millaku mund të dënohet për shpifje.

Nuk është hera e parë që deputetët e Kuvendit të Kosovës bëjnë akuza të ndryshme publike për interesa politike por asnjëherë nuk kanë shkuar në institucionet e drejtësisë për të paraqitur ndonjë fakt, por po ashtu as prokuroria asnjëherë nuk ka ndërmarrë masa sipas ligjeve në fuqi për të gjobitur deputetët për shpifje.

Më Shumë

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Lajmet e Fundit