8.8 C
Prizren
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Veseli: Legalizimi i ndërtimeve pa leje do t’i japë shtytje ekonomisë duke zhbllokuar 10 miliardë euro kapital

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës sonte ka vizituar edhe Lagjen e Trimave në Prizren, ku ka folur për Planin Kundër Korrupsionit dhe legalizimin e ndërtimeve pa leje.

Duke folur për legalizimin e ndërtimeve pa leje, Veseli ka thënë se ato ndërtesa e banesa kanë shërbyer si akomodim i thjeshtë ku njerëzit banojnë, por jo si kapital. Ai ka thënë se falë fletave poseduese ata do të mund t’i blejnë, shesin apo t’i lënë me qira ligjërisht dhe mund të marrin kredi për bizneset e tyre, duke e lënë shtëpinë si kolateral në banka.

Kjo nismë, sipas Veselit, do t’i zhbllokojë rreth 10 miliardë euro të ndërtimeve pa leje, duke i futur në qarkullim dhe duke i dhënë shtytje të jashtëzakonshme ekonomisë sonë.

Ky është statusi i plotë i Veselit për vizitën e tij në Lagjen e Trimave në Prizren:

Për mua është gjithnjë kënaqësi kthimi në Lagjen e Trimave në Prizren dhe takimi me aktivistët e shumtë të Partisë Demokratike të Kosovës aty. Me ta fola për Planin Kundër Korrupsionit, duke u ndalur te një pikë që i prek në mënyrë të posaçme, te legalizimi i ndërtimeve pa leje.

U tregova se në qeverisjen e ardhshme ne do të bëjmë përmirësimin e bazës ligjore ekzistuese për të siguruar legalizimin e përshpejtuar të ndërtimeve pa leje brenda dy vjetësh me vetëm 1 euro për metër katror, nëse ato nuk prekin pronën apo interesin publik. E njëjta gjë vlen edhe për banesat e qytetarëve që nuk kanë ende fletë poseduese.

Deri tani ato ndërtesa e banesa pa leje kanë shërbyer si akomodim i thjeshtë ku njerëzit banojnë, por jo si kapital. Falë fletave poseduese ata do të mund t’i blejnë, shesin apo t’i lënë me qira ligjërisht dhe mund të marrin kredi për bizneset e tyre, duke e lënë shtëpinë si kolateral në banka. Kjo nismë do t’i zhbllokojë rreth 10 miliardë euro të ndërtimeve pa leje, duke i futur në qarkullim dhe duke i dhënë shtytje të jashtëzakonshme ekonomisë sonë.

Shpërndajeni nëse ju apo të afërmit tuaj ende nuk kemi fletë poseduese për shtëpinë apo banesën tuaj!/Ekonomiaonline/

Më Shumë

Hamza në Xerxë: Bizneset i mbështesim me investime, por kërkojmë prej tyre më shumë mbështetje për punëtorët

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka vizituar një biznes prodhues në Xerxë të Rahovecit. Hamza ka thënë se do t’i mbështesin ndërmarrjet...

Dardanët pësojnë nga Zvicra

Kosova ka pësuar nga Zvicra me rezultat 75:43 (14:12, 22:6, 20:20, 19:5). Takimi u zhvillua në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027. Mikaile...

Lajmet e Fundit