9.3 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Veseli në Prizren: Dekada e Re i takon rinisë inovatore të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministra e deputetë të PDK-së, mori pjesë në hapje të kuvendit zgjedhor të Rinisë Demokratike në Prizren ku morën pjesë qindra të rinj prizrenas që i janë bashkuar PDK-së në këtë proces zgjedhor.

Veseli tha se Partia Demokratike e Kosovës si partia më e madhe në vend po fuqizohet me mijëra të rinj duke u reformuar kështu për Dekadën e Re për ta udhëhequr vendin në rrugën e zhvillimit dhe integrimit në strukturat euro-atlantike dhe në partneritet të përhershëm me SHBA.

“Partia Demokratike e Kosovës është partia më e madhe në vend sepse gjithmonë rritet e reformohet me të rinj, me ide inovatore e me profesionistë që i shërbejnë qytetarëve e shtetit në rrugën e zhvillimit e integrimit. Jam i lumtur që në Dekadën e Re, Partia Demokratike e Kosovës po zhvillon zgjedhje të brendshme të cilat po rikonfirmojnë fuqinë dhe rritjen e reformën me mbi 20 mijë të rinj nën moshën 25 vjeçare”, tha lideri i PDK-së, Kadri Veseli.

Sipas një njoftimi, ai ka thënë se Prizreni është qyteti më i veçantë i shqiptarëve dhe ka potencial të transformojë ekonominë e Kosovës, pasi ka të rinj inovatorë dhe ndërmarrës të jashtëzakonshëm.

Ndërsa, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili po ashtu ka qenë pjesë e strukturës së Rinisë Demokratike, tha se në Dekadën e Re, PDK në krye me liderin Kadri Veseli po zgjerohet dhe po rritet fuqishëm me të rinj në gjitha komunat e Kosovës.

“Me mijëra të rinj anembanë Kosovës i janë bashkuar vizionit të kryetarit Kadri Veseli për Dekadën e Re dhe kjo është dëshmia më e mirë se Dekada e Re i takon rinisë dhe PDK gjithmonë i ka dhënë hapësirën e nevojshme të rinjve”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/

Më Shumë

Prizreni i heshtur pas humbjes së Kosovës

Me t’u zyrtarizuar humbja e Kosovës nga Turqia, tifozët që kishin dalë për të ndjekur ndeshjen në “Shatërvan” të Prizrenit, u shpërndanë të heshtur. Aty...

Pa gola në “Përparim Thaçi”: Prizreni dhe Rilindja 1974 ndajnë pikët

Prizreni dhe Rilindja 1974 u ndalën në barazim 0:0, në kuadër të xhiros së 26-të të Raiffeisen Ligës së Parë të Kosovës. Ndeshja u zhvillua...

Lajmet e Fundit