COVID-19 në Malishevë: 2 të shëruar dhe 2 raste të reja

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, dy persona janë shëruar, të cilët kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe dy raste të reja. Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin e rregullt zyrtar të monitorimit të situatës me pandemi, në mes të komunës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Dy rastet e reja janë regjistruar, një në Bubël dhe një në Pllaqicë, ndërsa numri i rasteve aktive është 10 raste.

Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: Që nga fillimi i pandemisë me virusin korona, e deri më sot, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar gjithsejtë 261 persona të prekur me Covid-19, prej tyre 227 persona janë shëruar, 24 kanë vdekur, ndërsa aktiv me Covid-19 janë edhe 10 persona.

Më Shumë

Bashkimi synon rikthimin në seri ndaj Trepçës, kërkon mbështetjen e tifozëve në Prizren

Pas dy humbjeve në ndeshjet e para të finales ndaj Trepçës, skuadra e Bashkimit po kërkon reagim në përballjet që zhvillohen në Prizren. Ndeshjet e...

22-vjeçari nga Peja kapet gjatë natës me pistoletë dhe thikë në Prizren

Policia në Prizren ka ndaluar një 22-vjeçar nga Peja, i cili gjatë kontrollit është kapur i armatosur me pistoletë dhe thikë. Sipas njoftimit të policisë,...

Lajmet e Fundit