I vështirë transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura

FSK-marrshDuket se Lista Serbe do të jetë më e fuqishme sesa kanë imagjinuar partnerët e koalicionit PDK-LDK, për sa u përket pengesave që do të shkaktojë në transformonin FSK-në në Forca të Armatosura të Kosovës.

Qysh në fillim të bashkëqeverisjes,Lista Serbe ka dëshmuar se do ta bëjë qeverisjen e PDK-së dhe të LDK-së të vështirë. Pa dyshim, se pika më e nxehtë pritet të jetë shndërrimi i FSK-së në ushtri.

Duke para qëndrimet e Listës Serbe, shumë analistë mendojnë se Kuvendi i Kosovës do ta ketë shumë të vështirë kalimin e këtij Ligji dhe do të duhet të presë që FSK-ja të bëhet ushtri.

“Për të kaluar Ligji për FAK-un në Kuvend, duhen dy të tretat e votave të deputetëve serbë në Kuvend, dhe kjo nuk do të sigurohet pavarësisht se cila parti e ka Qeverinë. Iku ai shans dhe ajo kohë”, thotë eksperti i sigurisë, Naim Maloku, shkruan Kosova Sot.

Më Shumë

Komuna e Rahovecit kërkon sanimin urgjent të punimeve në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”, paralajmëron masa ligjore

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Rahovec ka reaguar ndaj punimeve të kryera pas riasfaltimit të një grope në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”, duke i cilësuar...

Mbahet konsultimi publik për Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029 në Rahovec

Në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec është mbajtur konsultimi publik për Projekt-Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029, me pjesëmarrjen e qytetarëve, ekspertëve dhe përfaqësuesve...

Lajmet e Fundit