6.6 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Vetëaksidentohet rëndë një motoçiklist në Suharekë

Një motoçiklist ka pësuar lëndime të rënda trupore në fshatin Reçan të Suharekës.

Ai, është vetëaksidentuar.

Policia njofton se i aksidentuari është dërguar në gjendje të rëndë në QKUK në Prishtinë.

“Dyshohet se deri te aksidenti kishte ardhur kur i dyshuari, derisa kishte qenë duke e drejtuar motoçikletën, humb kontrollin, del jashtë rrugës duke u rrëzuar dhe merr lëndime trupore”, njofton Policia e Kosovës.

“ I njëjti pas tretmanit mjekësor në Emergjencën e Spitalit në Prizren, dërgohet për tretman të mëtutjeshëm në QKUK –Prishtinë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Besniku i Drinit të Bardhë operohet me sukses

Futbollisti i Drinit të Bardhë, Besnik Krasniqi, ka kaluar sot me sukses ndërhyrjen kirurgjikale për trajtimin e ligamentëve të dëmtuar, pas lëndimit të pësuar...

Përkujtohet Beteja e Kabashit në Prizren – një nga betejat më heroike të UÇK-së

Sot, për nder të 27-vjetorit të Betejës së Kabashit, zyrtarë të ekzekutivit të Prizren, së bashku me familjarë të të rënëve, përfaqësues të shoqatave...

Lajmet e Fundit