Vetëdorëzohet i dyshuari për tentim vrasje në Lubishdë të Prizrenit

I dyshuari për tentim vrasje në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, është vetëdorëzuar në polici.

“I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, pasi ka qenë në arrati ku edhe e ka dorëzuar një pistoletë me karikator të zbrazët”, njofton Policia e Kosovës.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.

Dy ditë më parë, rreth orës 18:53 minuta, në magjistrale të fshatit Lubizhdë,pati ndodhur një tentativë për vrasje dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm për pjesëmarrësit në komunikacion.

Sipas raporteve hetimore thuhet se i dyshuari B. K. po lëvizte me automjet ‘Audi A 3’ nga Prizreni në drejtim të Suharekës, pasi e ka vërejtur veturën e viktimave që lëvizte nga krahu i kundërt, një Audi A 5, në të cilën ndodheshin shoferi dhe dy bashkudhëtarë ka ndalur veturën e tij, ka dalë prej saj dhe ka shtënë disa herë me pistoletë në drejtim të tyre, me ç’rast një plumb ia ka shpërthyer gomën. I dyshuari më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka kryer hetime në vendin e ngjarjes; janë sekuestruar katër gëzhoja dhe një predhë plumbi. Ndërkohë është identifikuar i dyshuari e më pas është kryer një bastisje në shtëpinë e tij, por nuk është gjetur për t’u arrestuar./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Në Prizren nis manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren është hapur sot manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, i organizuar nga Drejtoria...

Lajmet e Fundit