Veteranët e UÇK-së pajisen me vendime dhe certifikata

Nga java e ardhshme, fillon procedura e lëshimit të vendimeve dhe certifikatave për njohjen e statusit të Veteranit dhe kategorive përkatëse.

Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit apo të Internuarit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në takimin e sotëm, pas shqyrtimit të situatës dhe ecurisë së procesit, ka marrë vendim qe nga data 9 korrik 2015 (e enjte) të fillohet procedura e lëshimit të vendimeve dhe certifikatave për njohjen e statusit të veteranit dhe kategorive përkatëse. Me këtë rast, obligohet Sekretaria e Komisionit të bëjë shpërndarjen e tyre. /Komveterani.net/

Më Shumë

Pensionohet Feriha Paqarizi, zyrtare e Drejtorisë së Pronës në Prizren

Në Komunën e Prizren është pensionuar zyrtarja e Drejtorisë së Pronës, Feriha Paqarizi, pas një karriere shumëvjeçare në shërbim të administratës komunale. Ajo është vlerësuar...

Mirëmbajtje në rrjet, KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës në disa zona të Prizrenit

KEDS ka njoftuar se sot do të realizojë punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit, për çka do të ketë ndërprerje të planifikuara të...

Lajmet e Fundit