19.8 C
Prizren
E mërkurë, 9 Korrik, 2025

Vetëvendosje e Nisma i bashkohen AAK-së në protestë te Ambasada sllovene

Dhjetëra qytetarë, përkrahës të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës po qëndrojnë para Ambasadës së Sllovenisë në Prishtinë.
Pos deputetëve të partisë së Ramush Haradinajt, aty kanë shkuar edhe disa deputetë të partive tjera opozitare, të Vetëvendosjes dhe të Nismës për Kosovën, raporton Koha.net.

Për t’u solidarizuar me të pranishmit aty kanë shkuar edhe Glauk Konjufca e Rexhep Selimi të Vetëvendosjes, si dhe Haxhi Shala dhe Enver Hoti të Nismës për Kosovën.

Glauk Konjufca, që njëherësh është edhe shef i grupit parlamentar në një fjalim të shkurtër para të pranishmëve, ka thënë se kjo nuk është fyerje që i është bërë vetëm Ramush Haradinajt.

“Por është fyerje ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës. Është prek sovraniteti i Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Ndërsa Avni Arifi i AAK-së, ka thënë se pavarësisht se mbrëmë është ndërprerë protesta në orët e mbrëmjes, kjo nuk do të ndodhë sonte, dhe se ata janë të vendosur të qëndrojnë aty deri në lirimin e Haradinajt dhe kthimin e tij në Kosovë.

Më Shumë

Igor Jovovic emërohet trajner i ri i Bashkimit

Klubi Basketbollistik Bashkimi ka njoftuar zyrtarisht emërimin e malazezit Igor Jovovic si trajner i parë i skuadrës për edicionin 2025/2026, duke synuar një etapë...

Zjarri afër Prizrenit është vënë nën kontroll

Mes Nashecit dhe Prizrenit, rreth 10 kilometra larg nga qyteti i Prizrenit, ka shpërthyer një zjarr për arsye ende të panjohura. Përhapja e shpejtë...

Lajmet e Fundit