11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Vetëvendosje me akuza kundër kryetarit të Prizrenit

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, ka akuzuar për keqqeverisje kryetarin e Komunës, Shaqir Totaj .

Kuvendarët , Islam Thaçi dhe Ilir Gashi, kanë rënditur një varg dështimesh të Totaj .

Thaçi, gjatë fjalimit të tij, tha se edhe gjatë muajit shkurt ka vazhduar avazi i njëjtë i keqqeverisjes komunale.

“Kryetarin nuk e shqetëson fakti se për një vit qytetarëve i është vështirësuar qarkullimi me vetura e në veçanti këmbësorëve nga pengesat e shumta nga Operatorët Ekonomik apo ndërtuesit banesor, të cilët kanë uzurpuar trotuaret dhe korësi të rrugëve kryesore në qytet!”

“Gjithashtu tha se, ne si grupi i kuvendarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! i kemi dhënë mbështetje të plotë kryetarit, z. Totaj, për lirimin e rrugës në Tranzitin e ri. Mirëpo, edhe pse është bërë lirimi i rrugës, forma se si është bërë lë shumë për të dëshiruar, duke e ditur se gjatë rrënimit të shtëpisë pronari i saj ka qenë i mbajtur në paraburgim”.

“ Ajo që më së shumti përfolet që nga fillimi i qeverisjes së kryetarit të komunës, Shaqir Totaj, janë parregullsitë në konkurset për punësim. Kanë kaluar 9 muaj prej se kur është bërë shpallja publike e konkursit për Stomatolog, dhe ne ende nuk kemi përgjigje se çka ka ndodhur me këtë konkurs. Situatë e njëjtë është edhe për konkursin për Sekretarë të shkollave, i cili është hapur, anuluar dhe është hapur përsëri!”.

“Banesat sociale në lagjen Petrovë. Projekt i filluar në vitin 2016 nga bashkëpartiakët e kryetarit Totaj, ku si projekt disa vjeçar i papërfunduar, gjatë vitit 2023 nuk ka filluar as edhe një procedurë për përfundimin e tij, ku dihet se kemi 30 familje të dëshmorëve, invalidë, veteranë të UÇK – së si dhe ato me asistencë sociale që tash e 7 vite presin që të vendosen në këto banesa. Duhet të theksohet se, kjo qeverisje për vitin 2023 ka larguar kodin buxhetor ( nuk dëshiron t’i vazhdojë punimet ) për përfundimin e ndërtimit të Kullës 3 dhe 4 në këtë kompleks banesor!”

“Lëvizja VETËVENDOSJE! për 4 vite sa ishte në krye të qeverisjes komunale, ka ndërtuar 70 shtëpi me bashkëfinancim, kurse mbi 400 familjeve të tjera i janë përmirësuar kushtet e banimit me investime direkte në meremetimin e hapësirave të banimit”.
“Është i dyshimtë dhe kërkon hetim nga organet e drejtësisë “ TENDERI “ i 3-të i hapur për Ndriçimin Publik në Prizren!”

“Ekziston kontrata për ndriçimin, instalimin dhe riparimin e ndriçimit publik në Komunën e Prizrenit, vlera e të cilës është: 1,394,000.00 euro, e cila ka validitet deri me datën: 01.02.2024. Duke e ditur se kjo kontratë ende nuk ka skaduar, Drejtoria e Shërbimeve Publike, paralelisht ka hapur tender për të kryer shërbime të njëjta për ndriçimin publik në fshatin Korishë në vlerë të 500,000.00 eurove dhe në Lubizhdë, në vlerën e 400,000.00 eurove”.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Asambleisti Ilir Gashi foli për suficitin e lartë buxhetor të pushtetit komunal, që pasqyron një keqmenaxhim dhe dështim të qeverisjes komunale të kryetarit Shaqir Totaj.

“Raporti i Realizimit të Buxhetit për vitin 2022, tregon se Komuna e Prizrenit ka dalur me shifër rekorde të suficitit financiar që kap shumë e mbi 9 milionë eurove. Nga kjo shumë totale, 5,454,932.00 euro, janë nga Granti Qeveritar dhe 3,817,543.00 euro, janë nga Buxheti Vetanak i Komunës. Pra, afër 5.5 milion euro do të kthehen në Buxhetin Qendror, ndërsa pjesa tjetër e suficitit mund të barten në buxhetin e vitit të ardhshëm. Asnjëherë më parë në historinë e komunës së Prizrenit nuk ka pasur suficit financiar kaq të lartë! Me këtë, ekzekutivi komunal dhe kryetari Shaqir Totaj, kanë dëshmuar paaftësi menaxheriale në realizimin e shumë projekteve kapitale dhe në shpenzimin e parasë publike”.

“Statistikat e nxjerra nga Raporti për Shpenzimet e Buxhetit për vitin 2022 na tregojnë se gjashtë drejtori komunale nuk kanë arritur të e shpenzojnë as 50% të buxhetit në kategorinë e investimeve kapitale.

Drejtoritë komunale që nuk kanë arritur të e shpenzojnë më shumë se gjysmën e buxhetit të tyre janë:
– Drejtoria e Urbanizimt, 5.41%
– Drejtoria e Administratës, 16%
– Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, 34.01%
– Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, 38.33%
– Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, 39.90%
– Drejtoria e Mirëqenies Sociale, 40.57%
Me gjithë performancën e dobët, Kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, nuk ka ndërmarrur veprime konkrete dhe ky raport që tregon për suficitin e lartë financiar u mundua të kalohet në heshtje.

Më Shumë

Sonte El Clasico — mund të përcaktohet titulli i kampionit

La Liga, një nga ligat më atraktive në futbollin evropian, vjen sonte me ndeshjen më të madh të këtij sezoni. Dy rivalët e përbetuar, Real...

Reshjet e borës e bëjnë me “bardhësi” Prevallën (VIDEO)

Pas reshjeve të shpeshta të shiut që kanë rënë këto ditë, kanë nisur edhe ato të borës. Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar video nga Prevalla...

Lajmet e Fundit