Vetëvendosje: Pushteti inskenoi një aksident për të penguar ardhjen e protestuesve

aksidentZëdhënësi i Vetëvendosjes, ka akuzuar pushtetin se ka inskenuar një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë për të pamundësuar ardhjen e 50 autobusëve në Prishtinë nga Dukagjini.

Ky militant i Vetëvendosjes ka treguar rrugën alternative se si duhet të vijnë protestuesit në Prishtinë.

“Për ta parandaluar pjesëmarrjen e qytetarëve në protestë, pushteti e ka inskenuar një ndeshje komunikacioni me dy maune dhe e ka bllokuar rrugën në Komoran. Nga ai drejtim janë duke ardhur diku 50 autobusë me qytetarë. Rruga është që gjysmë ore e bllokuar. Të gjithë që kanë mundësi le të gjejnë rrugë alternative, nga Arllati-Shtime-Prishtinë apo rrugë të tjera”, ka shkruar Vrasniqi.

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit