10.9 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Vetëvendosje s’e përjashton mundësinë e negociatave edhe me Veselin, Haradinajn dhe Limajn

Glauk Konjufca, njeriu i dytë më i votuar në VV, ka folur për mosmarrëveshjet mes partisë së tij dhe LDK-së lidhur me ndarjen e pushtetit për qeverisje të ardhshme.

Ai ka thënë se nëse nuk merren vesh me LDK-në do të provojnë edhe dy-tri variante tjera – derisa vendi të shkojë në zgjedhje – e sipas tij kjo duhet të jetë fjala e fundit që del nga ata, shkruan Insajderi.

“Në fund do të ulemi dhe do të shqyrtojmë cilat janë opsionet e Vetëvendosjes dhe do të themi a ja vlen t’i kontaktojmë të tjerët, apo po shkojnë në zgjedhke, apo po hina në këto marifetet me PDK-në”, ka thënë Konjufca mbrëmë në Pressing.

 

 

Ai kështu rrjedhimit e ka lënë të hapur mundësinë e negociatave edhe me Kadri Veselin, Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn, shkruan Insajderi.

“Ne do të mundohemi me çdo cmim të gjejmë zgjidhje”.

Ndryshe, LDK-ja dhe VV-ja nuk arritën të lidhin një marrëveshje të hënën për koalicion qeverisës pasi që LDK-ja kërkoi Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe postin e presidentit./Insajderi.com

 

 

Më Shumë

Aulona Muhadri kompleton sirtarin e trofeve me Ligën Unike

Pas një karriere të pasur me sukses, kapitene e Bashkimit, Aulona Muhadri, ka arritur fitimin e trofeut të shumëpritur të Ligës Unike, duke kompletuar sirtarin...

Junior 06 Moni Bau shpallet kampione e Kupës së Kosovës U16

Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kupës së Kosovës në kategorinë U16 për vajza, pasi në finalen e zhvilluar mposhti bindshëm ekipin...

Lajmet e Fundit