19.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Vetëvendosje tërhiqet nga koalicioni me LDK-në në Dragash: Do të mbetemi në opozitë

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Dragash, ka vendosur të mos jetë pjesë e ekzekutivit lokal.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook, ku thuhet se ata për katër vjetët e ardhshëm do të mbeten opozitë e LDK-së dhe kryetarit Bexhet Xheladini.

“Meqë dega e LDK-së në Sharr nuk e ka seriozisht ndryshimin dhe shenjë për këtë është shkelja mbi parimet e marrëveshjes, që mundësoi ndërrimin e qeverisjes në komunë, nuk ka më kuptim që si Lëvizje VETËVENDOSJE! të përfshihemi në një ekzekutiv të tillë komunal”, thuhet në njoftim.

“Jo se prisnim shumë më ndryshe, por mbështetja jonë, më shumë se sa për fitoren e LDK-së, ishte përmbushje e një obligimi ndaj më shumë se 2300 votuesve, të cilët na deleguan përgjegjësi përtej të qëndruarit neutral në periudhën e balotazhit. Ka shumë punë për ta arritur ndryshimin e vërtetë në komunën tonë. Lëvizja VETËVENDOSJE! në Sharr do të jetë në opozitë përgjatë 4 viteve të ardhshme, duke mbrojtur interesin publik e duke përcjellë me vëmendje secilin hap që do të ndjekë qeverisja aktuale”.

Zbritje të reja të çmimeve në Deppo Market

Më Shumë

Trepça dhe Bashkimi përballen sërish për titullin e kampionit – ky është orari i finaleve

Trepça dhe Bashkimi do të përballen edhe këtë edicion në finalen e madhe të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, në një rivalitet që tashmë është...

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Lajmet e Fundit