-7.2 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Vetura godet një çiklist në Prizren

bicikletaNjë çiklist është goditur dhe përplasur për asfalt nga një veturë në rrugën “Ismet Jashari” në Prizren. Vositësi i veturës, ndërkaq ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 13:10 minuta, një shofer i panjohur i cili po e drejtonte një automjet të llojit “VË Passat” në rrugën “Ismet Jashari”, e ka përplasur një çiklist për asfalt dhe ka ikur në drejtim të Sheshit Shatërvan e më pas ka humbur gjurmët”,tha zëdhënësi i PK në Prizren Hazir Berisha.

“Qytetarët e rastit i kanë ndihmuar të lënduarit dhe e kanë dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor”.

“Hetues të aksidenteve të trafikut kanë kryer procedurat e duhura në vendin e ngjarjes ku ishte edhe prokurori i shtetit. Pas mbledhjes së informatave të duhura dhe analizimit të tyre është bërë i njohur identiteti i shoferit i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes”.

“ Sot i njëjti është arrestuar në fshatin Lubiqevë. Gjatë kontrollit është konstatuar se vetura nuk kishte regjistrim por posedonte targa të parregullta”. Në konsultim me prokurorin e shtetit i dyshuari ndalët nën masën e arrestit policor/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Të gjitha rrugët në Malishevë janë të hapura për qarkullim

Përkundër reshjeve të borës gjatë natës së kaluar, të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Malishevës janë të hapura për qarkullim, përfshirë edhe...

Fillojnë ethet e Kupës së Kosovës

Viti 2026 në basketbollin e Kosovës nis fuqishëm me ndeshjet çerekfinale të Kupës. Përballjet e para sjellin emocione të mëdha dhe duele super interesante, raporton...

Lajmet e Fundit