Vihet nën kontroll zjarri që për tre muaj, ka përfshirë 500 mijë hektarë pyje në Australi

Zjarrfikësit në New South Wales të Australisë, kanë arritur ta vënë nën kontroll, zjarrin që për tre muaj ka përfshirë Gospers Mountain.

Për tre muaj me radhë, flakët vetëm përhapeshin duke përfshirë kështu 500 mijë hektarë pyje në këtë zonë australiane, duke lënë dëme shumë të mëdha

Hapësira që është djegur, është sa shtatë herë madhësia e Singaporit, ndërsa njësitet emergjente e kishin të pamundur të bënin diçka për të përmirësuar situatën.

“Që nga 26 tetori, kur u raportua zjarri i parë në këto male, më flakët nuk mund t’i kontrollonim. Zjarrfikësit tejkaluan çdo limit, për të bërë punën si duhet, por ishte e pamundur që zjarri të vihet nën kontroll”, thuhet në raport.

Megjithatë, thuhet se tani gjendja është nën kontroll dhe zjarrfikësit po arrijnë t’i menaxhojnë disa vatra zjarresh, që janë të fuqishme por mund të parandalohen që të mos zgjerohen.

Më Shumë

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Totaj përgëzon LV-në për rezultatin në zgjedhje: Është koha t’i ulim tensionet elektorale

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se procesi zgjedhor i 7 qershorit tregoi edhe një herë maturinë e lartë demokratike të...

Lajmet e Fundit