5.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

Virusi i pashëruar

Shkruan: Prof. Gani Rudaj 

Lind pyetja se çfarë bëmë ne për këto 20 vite në Kosovë në fushën e arsimit?

Përgjigja është e tmerrshme – e mbollëm pandeminë.

Kuadrot e mësimdhënies nuk janë në lartësinë e duhur në kryerjen e detyrës së shenjtë. Studimet që po bëhen për të dalë mësimdhënës, po bëhen shkel e shko.

Nuk ka seriozitet profesional në mësimdhënie, prandaj edhe mësimnxënia është në shkallën më të ulët.

I kemi ngatërruar detyrat.

Në vend që t’i shpërndajmë njohuritë tona, ne nxënësve tanë me vetëdije po ua japim virusin që nuk shërohet.

Gabimet të ashtuquajtura profesionale po vërehen nëpër shkolla të mesme dhe të ashtuquajtura fakultete.

Nga ky bërllok bënë përjashtim vetëm shkolla fillore. Gabimet fillojnë që nga planprogrami.

Libri për klasën e 10 me titull Gjuha shqipe të autorëve Idriz Mejtani dhe Mimoza Gjokutaj është i stërmbushur me gabime shkencore. Ky libër nuk vlen për përdorim.

Është e pamundur të punohet me të.

Ky libër, ta quaj ashtu, nuk u kontrolluar nga organet kompetente gjuhësore.

Nxënësit e kryejnë shkollimin e mesëm pa e ditur që gjuha jonë ka edhe fonetikën, morfologjinë e sintaksën . Gabimi tjetër i mësimdhënësve është se ata i shënojnë njësitë mësimore në ditarët e tyre, por njësia e shënuar nuk zhvillohet.

Me këtë veprim të tyre na tregojnë se mësimdhënësit nuk e njohin fushën e gramatikës. E njëjta gjë vlen edhe për fushën e letërsisë.

Këtu pason edhe gabimi i dytë . Ne në vend që të bëjmë detektimin e këtij problemi, ne po bëjmë desimulimin e tij. Krejt kjo shkon në dëm të nxënësve.

Puna e mësimdhënësve është një veprimtari delikate. Mospuna e mirë e mësuesit të bënë delikuent. Ky problem i dukshëm arsimor po vazhdon edhe në të ashtuquajtura fakultete, studenti ka hyrë në studime për të marrë njohuri të reja dhe për të fituar një titull me të cilin ai do të punojë në të ardhmen në profesionin e tij.

Të gjitha këto do t’i arrijë nëse e ka profesorin e mirë.

Paraqitja e profesorit para studentëve duhet të jetë eksploatues, prandaj profesori duhet të jetë gjithmonë eksplicit. Ecja e tij duhet të rrezatojë dituri. Secilin punim të studentëve, profesori duhet të ekzaminojnë me seriozitetin më të madh.

Kolaodimi nga ana e profesorit është një punë për t’u respektuar dhe gjithmonë duhet të jetë koherent.

Për studentët dhe mësimdhënësit e gjuhës shqipe është e mirëseardhur të ketë koaktivitet dhe komitativitet. Nëse profesori i ka të gjitha këto tipare, nuk vihet në dyshim edhe shkëlqimi i studentëve. Mirëpo, çfarë ndodh
te ne?

Në UPZ kemi profesorë që pamja e tyre është groteske, sikur të ishin artistë të ndonjë komedie.

Diku-diku më duken si sharraxhinj me kravata. Punimet e tyre shkencore janë me shumë gabime drejtshkrimore, madje disa janë edhe të kompiluara.

Gjatë ligjëratave të profesorëve vërehet se ata vuajnë nga një sëmundje që quhet logomania. Shumica prej tyre trumbetojnë me titujt e fituar nëpër hotele apo kolegje.

Kjo me një fjalë quhet tmerr!

Do të vijë dita kur prindërit, nxënësit dhe studentët do të bëjnë grevë ndaj këtyre pseudomësimdhënësve me qëllim që ta zhdukin këtë virus njëherë e përgjithmonë.

Më Shumë

Policia në Prizren shqipton 1877 gjoba për kundërvajtësit në trafik

Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, së bashku me njësinë rajonale të komunikacionit rrugor dhe stacionet policore, ka kryer një sërë aktivitetesh gjatë periudhës...

Nxënësit e shkollës “Emin Duraku” dhurojnë 1051 euro për fëmijët me Sindromin Down

Nxënësit e shkollës “Emin Duraku” kanë treguar një frymë të jashtëzakonshme të solidaritetit dhe altruizmit duke dhuruar 1051 euro shoqatës “Down Syndrome Kosova” përmes...

Lajmet e Fundit