0.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

Viti 2015, me sigurime shëndetësore

QKUK5-24Viti 2015 do të jetë vit, kur qytetarët e Kosovës do ta kenë kartelën e sigurimeve shëndetësore, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani.

Edhe pse Ligji për sigurimet shëndetësore është miratuar në vitin 2007, ai asnjëherë nuk ka hyrë në fuqi. Më vonë, ky ligj ishte tërhequr për shkak të implikimeve buxhetore, me rekomandimet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Por, sipas ministrit Agani, me këtë projektligj parashihet që shëndetësia kosovare të financohet me 90 milionë euro më shumë në vitin 2015.

“Me 90 milionë euro buxhet më shumë në vitin 2015, ky do të jetë një injeksion financiar dhe do të jetë i kontrolluar mirë, i monitoruar nga organet e fondit të sigurimeve shëndetësore i cili do të jetë institucion publik që do të grumbullojë premiumet, pagesat e punëmarrësve dhe punëdhënësve dhe me përgjegjësi do të monitorojë shpenzimin e tyre”, deklaron Agani, transmeton REL.

Ndërkaq, Arsim Çavdarbasha, ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv të Agjencisë së Financimit të Shëndetësisë në Ministrinë e Shëndetësisë, si parim të këtij projektligji përmend qasjen universale.

Ai thotë se shërbimet e kujdesit shëndetësor themelor, zbatohen në kushte të njëjta për të gjithë personat e siguruar, duke përmendur edhe si qëllim që asnjë person të mos mbetet pa sigurim shëndetësor.

“Disa nga pikat tjera në drejtim të reformës, janë edhe Agjencia e Financimit, mjetet bashkë-pagesat, shërbimet e kujdesit shëndetësor themelor, financimi i institucioneve, si dhe kategoritë e qytetarëve të liruar nga bashkë-pagesat, e që është një prej elementeve shumë të rëndësishme në ofrimin e qasjes së barabartë të qytetarëve në shërbimet shëndetësore”, thotë Çavdarbasha.

Më Shumë

Bashkimi shkëlqen në kryeqytet, fiton bindshëm ndaj Prishtinës

Bashkimi fitoi ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet me rezultat 73:83 (21:32, 17:13, 19:24, 16:14), në javën e 13-të të ProCredit Superligës. Ndeshja nisi furishëm, me...

Çeku: Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, investim për infrastrukturën sportive të Kosovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, ka vizituar Stadiumin e Qytetit “Liman Gegaj” në Malishevë, duke...

Lajmet e Fundit