-1.1 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Vjeshtë e dashur

Murat Gashi

Shok të pata gjithë jetës, dëgjo të lutem diçka.
Në të pritsha vitin tjetër, tash i moshuar,
M’a sjell dashurinë, në vendlindje o mik!
Në takim i gëzuar, i lumturuar, me ty të jem.

Edhe nëse dëgjon në heshtje, vazhdo rrugën.
Deri këtu më ke ndjek dhe të kam ndjek.
Pas teje tash e ka radhën dimri,
Vjeshtë e dashur, nuk më ke faj që jam moshuar.

Kështu rrij zgjuar e të përgjoj si shkon,
Gjersa unë moshën time e përcjelli.
Po ndiej pak ftohtë, nuk e di si vjen dita nesër.
E shoh një plagë që shumë e besoj.

Ti djep i lindjes, i ndritshëm dhe i vuajtjes sime,
Më ruaj një vend ku përqafon çdo qetësi,
E ti qytet ku kalova një jetë në gjiun tënd.
Mi ruaj kujtimet, lamtumirën me dashuri….

Më Shumë

15 shkyçje në Prizren e 10 në Suharekë për mospagesë të ujit

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A në  Prizren ka zhvilluar sot, më 24 dhjetor 2025, një aksion për shkyçjen e konsumatorëve që nuk kanë kryer pagesat...

Bedri Hamza në Malishevë: Do ta themelojmë Fondin e Papunësisë dhe Gjykatën e Punës

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza ka qëndruar mbrëmë në Malishevë, ku ka thënë se programi i tij ofron zgjidhje...

Lajmet e Fundit