Vlerësohet siguria në Parkun Inovativ në Prizren

Në një vjetorin e Parkut Inovativ në Prizren, projekt i përbashkët i implementimit kosovar-gjerman, sot u zhvillua një takim i përbashkët ndërmjet drejtorit rajonal Faton Alija dhe zyrtarit të qendrës inovative Wolfgang LEIDIG, përfaqësues i GIZ-it, takimi ishte lidhur me çështjen e sigurisë në këtë zonë.

Në këtë takim u vlerësua situata e sigurisë dhe shërbimet e ofruara nga Policia e Kosovës gjatë kësaj periudhe, për të cilët përfaqësuesit e GIZ-it kanë falënderuar Policinë e Kosovës për gatishmërinë dhe aktivitetet me të cilat e kanë krijuar një klimë të qetë dhe stabile.

Drejtori i Policisë Rajonale së bashku me stafin e tij, gjatë vizitës në këtë qendër inovative e kanë parë nga afër metodën e punës dhe shërbimet e sigurisë në qendër, si dhe është vizituar qendra e vëzhgimit e cila monitorohet nga kamerat e sigurisë.

Në fund është vlerësuar se duhet të vazhdohet me bashkëpunim të mëtutjeshëm, duke ofruar shërbime dhe bashkëpunim të ndërsjellë, duke ofruar shërbime që qendra inovative të kryejë detyrat pa ndonjë pengesë dhe duke dhënë kontribut në fushën e zhvillimit të bizneseve në rajonin e Prizrenit dhe më tutje.

Më Shumë

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Lajmet e Fundit