7.4 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Vodhi veturën në autolarje por e harroi telefonin në lokal – Ky është i dyshuari që u zbulua sa hap e mbyllë sytë nga Policia në Prizren

Hetuesit e Stacionit Policor në Prizren – Veri dje kanë arrestuar një person, i cili dyshohet se e ka vjedhur një veturë me targa vendore në një autolarje në Prizren gjatë ditës së djeshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë njoftuar se personi i dyshuar është F.Morina, 31 vjeç, i cili dyshohet se e vodhi veturën në pikën e derivateve ku është autolarja.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Sipas Policisë, Morina për ta vjedhur veturën ishte paraqitur rrejshëm si pronar i saj.

Ndërsa Sinjali mëson se Morina para se ta vidhte veturën e kishte harruar telefonin në kafene. Ky veprim i tij, e ka ndihmuar Policinë që ta identifikonte atë.

 

 

Policia ka njoftuar se Morina, me vendim të prokurorit, është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh, ndërsa automjeti i është kthyer pronarit.

“Për shkak se i dyshuari me 19.03.2022, në një Autolarje ne Prizren, kishte e vjedhë automjetin me targa vendore duke u prezantua rrejshëm si pronar i automjetit .Personi tani me i arrestuar, intervistohet ne prezence te avokat mbrojtës ne lidhje me rastin. Automjeti i vjedhur sekuestrohet ne ceflisin e provave material nga i dyshuari ku i kthehet pronarit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /GazetaSinjali/

Më Shumë

Bashkimi mposht Rahovecin pas vazhdimeve në një përballje dramatike

Në një përballje emocionuese në palestrën "Mizahir Isma", Bashkimi arriti të triumfonte ndaj Rahovecit 029 me rezultat 93:88 pas vazhdimeve. Ndeshja ishte e baraspeshuar dhe...

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Rahovec, marrin para dhe stoli ari

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Patoqan të Ulët të Rahovecit. Sipas policisë në cak të hajnave kanë qenë stolitë...

Lajmet e Fundit