21.9 C
Prizren
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

Vonohen bursat për studentët e UP-së

UP-Fakulteti FilozofikUniversiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ende nuk ka nxjerrë rezultatet e fituesve të bursave për këtë vit akademik. Ndërkohë, konkursi për ndarjen e bursave ka qenë i hapur për të aplikuar nga 20 dhjetori i vitit të kaluar deri më 15 janar të këtij viti, por ende studentët nuk kanë marrë përgjigje. Vonesat për ndarjen e bursave janë bërë për shkak të vakuumit institucional. Nga rektorati thonë se gjatë kësaj jave do të vihen në vi të gjitha punët e lëna përgjysmë.

Studentët të cilët kanë aplikuar për të përfituar bursa për vitin akademik 2013-2014, ende nuk kanë marrë përgjigje se kush janë përfituesit. Ata janë ankuar disa herë, por ende nuk e dinë se kur mund të shpallen rezultatet.

“Jam studente e Fakultetit të Edukimit. Kam aplikuar për bursë në fillim të këtij viti, mirëpo ende nuk kemi marrë ndonjë përgjigje adekuate nga krerët e fakultetit”, thotë një studente.

Nënkryetari i Parlamentit të Studentëve, Besart Morina, tha për Radio Kosovën, se në takimin që kanë zhvilluar me ushtruesin e detyrës së rektorit, kanë kërkuar që të përshpejtohet procedura e bursave për studentët. Ai arsyetoi se është zgjatur ky proces, për shkak të problemeve të fundit që ndodhën në Universitetin e Prishtinës.

“Në ditën që është emëruar ushtruesi i detyrës, në takimin e parë kemi kërkuar që sa më shpejt të formohet komisioni i cili të bëjë përgatitjen e duhura sa më shpejt, në mënyrë që të dalë rezultati i studentëve bursistë. UP, siç e dinë të gjithë pat hyrë në krizë institucionale dhe nuk ka pasur mundësi që të shqyrtohen aplikacionet.”

Ndërkohë, këshilltari për media në rektoratin e Universitetit të Prishtinës, Ardian Gola, tha për Radio Kosovën, se tashmë prorektorët kanë filluar punën e tyre dhe pritet që gjatë kësaj jave të vihen në vi të gjitha punët e lëna për gjysmë, pasi dihen edhe arsyet e vonesave. Universitetit të Prishtinës, në bazë të vendimit të Këshillit Drejtues, të datës 20 dhjetor 2013, ka shpallur konkurs për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2013/2014, të cilat ndahet për studentët e studimeve bachelor dhe master. Studentët të cilët do të përzgjidhen nga komisioni do të përfitojnë nga 900 euro bursa për këtë vit akademik.

Më Shumë

Prizreni nënshkruan marrëveshje granti me Këshillin e Evropës për projektin “Fuqizimi i Grave Lidere”

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar marrëveshjen për grantin e fituar me shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës, Mary Ann. Ky grant është dhënë...

Totaj: Qeveria e Kurtit e ka penguar punën e komunës së Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, deklaroi në Pressing në T7 se Qeveria Kurti e ka penguar punën e komunës dhe vetëm këtë vit ua...

Lajmet e Fundit