Vonohet spërkatja për rriqra e fermave të lopëve në Malishevë

Mamusha-ferma lopeveSpërkatja e kafshëve konsiderohet si procesi më i rëndësishëm për parandalimin e rritjes së numrit të rriqrave. Por spërkatja e fermave me krerë lopësh në Malishevë ende nuk ka ndodhur, raporton KTV.

Muaji prill do të duhej t’i gjente të spërkatura të gjitha fermat në Malishevë, Klinë dhe Rahovec, zona këto më të rrezikuara nga rriqrat, megjithatë ky proces ka ngecur. Shkak për këtë u bë Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit, e cila u vonua në procedurat e tenderimit për ta shpallur fituesin e kompanisë që do ta kryente spërkatjen. Kjo situatë e krijuar mbetet shqetësuese për qytetarët e kësaj ane.

Dështimi i këtij procesi po u kushton edhe fermerëve. Islam Halitaj nga Siniki i Malishevës ka një fermë prej 35 krerësh lopë, ndërsa spërkatjen e fermës i është dashur ta bëjë me paratë nga xhepi i tij, sikurse edhe shumë fermerë të tjerë.

Në Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit fajin ia hedhin kompanisë fituese, e cila sipas tyre, nuk ishte e përgjegjshme që t’i kryente punët për çfarë, sipas zyrtarëve të kësaj agjencie, edhe i është ndërprerë kontrata.

Më Shumë

Duran Duran sonte me koncert madhështor në Shkup

Grupi legjendar britanik Duran Duran do të performojë sonte në Shkup, në arenën “Boris Trajkovski”, duke sjellë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore...

Pacolli: Nuk do të ketë vendim për rampën në Prevallë pa dialog me banorët

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar lidhur me shqetësimet e banorëve të Prevallës për vendosjen e laurës në rrugën që...

Lajmet e Fundit