7.4 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Vrasësi shqiptar kapet pas 18 vitesh në Britani

Një shqiptar, baba i katër fëmijëve i dënuar për dy vrasje të kryera në vendin tonë gjatë trazirave të ’97, është kapur në Britaninë e Madhe ku po fshihej prej 18 vitesh. Shqiptari është zbuluar nga një investigim i tabloidit britanik “Daily Mail”.

Duke iu referuar medias britanike, policia nuk kishte asnjë ide mbi vendin ku jetonte 53-vjeçari i quajtur Avni Metra, pavarësisht se ai gjendej në listën e më të kërkuarve nga Interpoli dhe ishte arrestuar në Londër për dhunë ndaj bashkëshortes.

Ai kishte siguruar një pasaporte britanike pas mbërritjes në vend në vitin 1998, me pretendimin se ishte refugjat kosovar, duke futur në xhep mijëra paund përfitime ndërsa punonte në të zezë dhe kishte lidhje me rrjete prostitucioni.

Shqiptari i cili është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve në Burrel, do të dale tani në gjyq për t’u përballur me procedurat e ekstradimit. /albeu.com/

Më Shumë

Subvencionet e papranuara për energji për dhjetor e janar merren nga nesër

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se, duke filluar nga dita e nesërme, qytetarët që nuk kanë përfituar subvencionet...

Nga sot nis pranvera

Sot, më 21 mars është dita zyrtare e stinës së pranverës, e cila kalon sipas kalendarit gregorian. Dita e parë e pranverës njohët si ditë...

Lajmet e Fundit