Zgjerohet Nisma në Prizren

Nisma për Kosovë ka formuar nëndegën e saj në lagjen “Jeta e re” në Prizren. Kryetari i Nismës në Prizren, Sinan Aliaj tha se performanca e këtij subjekti politik është për t’u admiruar.

“Performanca e Nismës është për t’u admiruar, për arsyen se është një mentalitet i ri politik”,tha Aliaj.

“Prioritet i yni do të jetë përherë meritokracia, që do të nënkuptonte njohjen e vlerave dhe njohjen e atyre që janë meritor, ngase vetëm kështu mund të bëjmë ndryshimin”.

Ai i inkurajoi të sapo zgjedhurit e kësaj nëndege, që të vazhdojnë me aktivitetet e tyre gjithmonë në dobi të shoqërisë, duke nisur që nga lagjja të cilen ata e përfaqësojnë dhe më gjerë

Aliaj tha se ditët e ardhshme do të ketë zyrtarizime të nëndegëve tjera të Nismës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet një person në Malishevë për dhunë në familje, ishte në gjendje të dehur

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 qershor 2026,...

Rezultatet e para në Prizren, Vetëvendosje kryeson garën zgjedhore

Në Prizren po vazhdon numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ndërsa rezultatet e para preliminare e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje në...

Lajmet e Fundit