27 C
Prizren
E martë, 11 Maj, 2021

Vrasja e prindërve në Prizren, djali do të gjykohet në Suedi

Adriatik Hadri, i dyshuar për vrasjen e prindërve në Prizren, do të gjykohet në Suedi, në mungesë të një marrëveshje për ekstradim në Kosovë. Procedura penale ndaj tij është transferuar atje para rreth tetë muajsh. Për të rejat rreth këtij rasti, për Express ka folur prokurori suedez.

Në fund të janarit të këtij viti, Durim e Suada Hadri u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në Ortakoll të Prizrenit. Çifti kishte vite që jetonin e punonin në Suedi, derisa në Kosovë kishin ardhur për pushime.

Vrasjen e çiftit me shtetësi suedeze dyshohet se e kreu djali i tyre, Adriatiku, i cili kishte ikur menjëherë nga Kosova. Ai ishte arrestuar më pas në Suedi, në fillim të marsit.

E në po këtë shtet edhe do të zhvillohet gjykimi për të. Autoritetet kosovare e kanë transaferuar procedurën penale ndaj tij në shtetin suedez para më shumë se tetë muajve.

Por, deri ku kanë shkuar procedurat për këtë rast dhe a ka nisur gjykim për Hadrin?

Prokurori i rastit në Suedi, Olof Calmvik, i ka thënë Gazetës Express se gjykimi për këtë rast nuk ka filluar ende, por se po presin që ta dërgojnë rastin në gjykatë mes dhjetorit e janarit.

E për motivin që dyshohet se e ka shtyrë A.Hadrin që t’i vrasë prindërit, Calmvik nuk ka pranuar të jap hollësi në këtë fazë të hetimit.

“Hetimi tani është rishikuar nga i dyshuari dhe avokati i tij dhe ne presim që rastin ta dërgojmë në gjykatë dikur mes dhjetorit dhe janarit. Prandaj, gjykimi nuk ka filluar ende. Ne nuk mund të futemi në hollësi sa i përket motivit në këtë fazë të hetimit”, ka deklaruar Calmvik.

Nga Suedia i kanë përgëzuar prokurorët dhe policinë e Prizrenit për punën në këtë rast.

“Ne gjithashtu do të donim të themi se kemi marrë shumë ndihmë nga prokurorët dhe policia në Prizren, të cilët kanë bërë një punë të mrekullueshme në këtë rast”, thuhet në përgjigjet e prokurorit drejtuar Gazetës Express.

Durim e Suada Hadri

Procedura penale ndaj Hadrit është transferuar në Suedi, shkaku i pamundësisë që të ekstradohet në Kosovë.

Zëdhënësja e Prokurorisë së Prizrenit, Fitore Mehmeti, i kishte thwnw Gazetws Express se në mungesë të ndonjë marrëveshje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në mes të Republikës së Kosovës, autoritetet suedeze i kanë njoftuar se ekstradimi i djalit të çifit Hadri nuk është i mundshëm.

“Duke qenë se i pandehuri në fjalë është shtetas suedez dhe se në mungesë të ndonjë marrëveshjeje dypalëshe të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, respektivisht ekstradimit në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Suedisë dhe se autoritetet suedeze në bazë të legjislacionit të tyre në fuqi nuk lejojnë ekstradimin për shtetasit e tyre, atëherë dhe na kanë njoftuar paraprakisht se ekstradimi eventual i të pandehurit nuk është i mundshëm për shkak të këtyre pengesave procedurale’, ka thënë Mehmeti.

Në mungesë të një marrëveshje të tillë, Prokuroria e Prizrenit kishte parashtuar kërkesë për transferimin e procedurës penale nga Republika e Kosovës në atë të Suedisë, kërkesë e cila kishte marrë miratimin e autoriteteve suedeze.

“Andaj, në këto rrethana, Prokuroria Themelore në Prizren përmes Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, ka parashtruar kërkesë për transferimin e procedurës penale kundër të pandehurit A.H., nga Republika e Kosovës në atë të Suedisë, e cila kërkesë edhe është aprovuar nga autoritetet suedeze”, kishte thënë Mehmeti.

Shtëpia ku ndodhi vrasja e çiftit nga Prizreni – Lagjja e Ortakollëve

Ndërkohë, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, që ka siguruar Gazeta Express, vetëm gjatë vitit të kaluar në vend kanë ndodhur 17 vrasje, 10 prej të cilave kishin qenë vrasje të rënda.

Bazuar në këto të dhëna, shumica e këtyre vrasjeve kanë ndodhur në Prishtinë dhe Prizren. /Gazeta Express

Më Shumë

Policia dënon 791 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Policia e Kosovës edhe dje ka vazhduar me kontrollet rreth respektimit të masave antiCOVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit policia ka shqiptuar 791 tiketa në...

Gastronomët paralajmërojnë protesta në rast se nuk lehtësohen masat anti-Covid

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka paralajmëruar protesta në rast se nuk lehtësohen masat për parandalimin e transmetimit të koronavirusit, derisa ka...

Për tre muaj, 62 raste të dhunës në familje në Prizren

Gjatë periudhës janar-mars të këtij viti, 489 persona në Kosovë kanë qenë viktima të dhunës në familje, ku prej tyre, 390 janë të gjinisë...

Sot në Suharekë, luhet akti i dytë i finales Ylli-Peja

Të dielën (sot) do të zhvillohet sfida e dytë e finales së plejofit të Superligës së Kosovës në basketboll ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës...

Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës

Para 88 vjetësh u lind Nexhmije Pagarusha, e njohur si ikona e muzikës shqiptare. Veprimtaria e saj muzikore 50-vjeçare është aq e gjerë, sa që...

Pas vendimit të Komisionit të Garave, Prizrenit i largohet sponsori gjeneral

Klubi i basketbollit, Ponte Prizreni, që përmbylli pjesën e rregullt të sezonit në Superligë në vendin e parë, ka njoftuar se sponsori gjeneral i...

66-vjeçari që ka 16 gra dhe 151 fëmijë

Një burrë, i cili ka 16 gra dhe 151 fëmijë, thotë se kërkon që të shtojë familjen. Misheck Nyandoro, nga Zimbabve, thekson për “The Herald”...

Haskuka: Parkingjet në Prizren së shpejti do të bëhen me pagesë

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se ky qytet ka probleme me parkingje. Ai thotë se të gjitha parkingjet publike aktualisht janë pa pagesë...

ZERO raste të reja nga Covid në Prizren, ZERO vdekje

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me COVID-19 në komunën e...

Melisa dhe Andi puthje të zjarrtë në mes të emisionit

Ish-konkurrentët e Për’puthen, Melisa dhe Andi janë të ftuar sot në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”. Në studio nuk kanë munguar as përplasjet me Shqipe...

Një grua nga Mali lind nëntë foshnja

Një grua nga Mali ka lindur nëntë foshnja, duke shënuar herën e parë që një grua ka sjellë në jetë kaq fëmijë të mbijetuar...

Shuhet aktori i njohur, Guljelm Radoja

Një ditë pasi u transferua në gjendje të rëndë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërron jetë aktori i njohur. Guljelm Radoja, i cili ishte infektuar me...

UEFA pritet ta ndryshojë logon e Champions Leagues

UEFA do të ndryshojë logon e UEFA Champions League këtë vit, zbulon FootyHeadlines. Logoja origjinale dhe tani ikonike e Ligës së Kampionëve është lëshuar në...

Prizren: Paraburgim ndaj tre të pandehurve për substanca narkotike

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tre të pandehurve, të cilët akuzohen për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar...

Manchester City për herë të parë në finale!

Manchester City kualifikohet për herë të parë në finale të Champions League. Sitizens fituan 2-0 në shtëpi ndaj PSG, kur edhe takimin e parë...

Ndërpritet ndeshja Ponte Prizreni – Peja, pejanët akuzojnë vendasit për dhunë pas pjesës së parë

Ndeshja vendimtare e gjysmëfinales së play-offit të Superligës në basketboll mes Ponte Prizrenit dhe Pejës është ndërprerë pas pjesës së parë. Pikërisht pas mbylljes së...

Lajmet e Fundit