2.1 C
Prizren
E shtunë, 28 Dhjetor, 2024

Vrasja në Sopniq të Rahovecit, i akuzuari kërkon përjashtimin e gjykatës dhe prokurorisë së Gjakovës

Januz Gashi, i akuzuar se më 12 qershor 2021, në oborrin e shtëpisë së tij, pas një mosmarrëveshje rreth disa bagëtive ka privuar nga jeta vëllain e tij H.G, ka kërkuar përjashtimin e Gjykatës dhe Prokurorisë Themelore në Gjakovë, në vazhdimin e gjykimit të rastit të tij.

Këtë kërkesë i akuzuari Gashi e bëri në seancën e së martës në momentin kur seanca ishte planifikuar të vazhdonte me mbrojtjen e tij.

Barnatorja bimore ”Bio Drini” po zgjerohet, hap pikën e re në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit

“Jeni të njëanshëm”, tha i akuzuari Gashi.Ai kërkojë që kjo lëndë të transferohet në një gjykatë tjetër dhe po ashtu kërkoi edhe përjashtimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, pasi që sipas tij lënda nuk është duke u trajtuar në mënyrën e duhur, por në mënyrë të njëanshme.

Paraprakisht, në këtë seancë gjykata e ka refuzuar propozimin e mbrojtësit të akuzuarit, avokatit Sokol Dobruna, për nxjerrjen e transkripteve të telefonit nga numri i të akuzuarit dhe të dëmtuarit dhe dëshmitarit, Afrim dhe Astrit Gashi, me arsyetimin se një gjë e tillë nuk është e mundur.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, gjykatësit Nikollë Komani, një gjë e tillë është e pamundshme të realizohet për faktin se as i akuzuari, as i dëmtuari dhe as dëshmitari nuk kanë qenë nën përgjim për periudhën kohore për të cilën kërkohen.

Tutje sipas gjykatësit, nuk ka as mundësi teknike realizimi i kërkesës pasi që bisedat telefonike nuk regjistrohen e as nuk ruhen, sepse sipas tij, dihet se sigurimi dhe regjistrimi i bisedave telefonike bëhen përmes masave të fshehta sipas urdhëresës së gjykatës.

Trupi gjykues e ka refuzuar edhe propozimin e të akuzuarit Gashi për sigurimin e video-incizimeve nga qendra e paraburgimit, përmes të cilave i akuzuari ka kërkuar që të shihet gjendja shëndetësore e tij.

Sipas trupit gjykues, ekzistojnë raporte mjekësore në lidhje me gjendjen shëndetësore të të akuzuarit, dhe është e pamundur për trupin gjykues që përmes video-incizimeve të konstatojë gjendjen shëndetësore të tij.

Seanca është shtyrë në kohë të pacaktuar derisa të vendoset në lidhje me përjashtimin e gjykatës dhe prokurorisë së Gjakovës, nga Gjykata e Apelit, përkatësisht Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.

Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë thuhet se më 12 qershor 2021, rreth orës 21:25, në fshatin Sopniq të Rahovecit, i akuzuari Januz Gashi, në oborrin e shtëpisë së tij, pas një mosmarrëveshje rreth disa bagëtive ka privuar nga jeta vëllain e tij H.G, i moshës 65 vjeçare dhe ka vënë në rrezik jetën e të dëmtuarve Afrim dhe Atdhe Gashi.

Sipas aktakuzës, vrasja ka ndodhur në atë mënyrë që viktima së bashku me dy djemtë e tij shkojnë në oborrin e të akuzuarit për t’ia dërguar bagëtinë dhe aty pas një fjalosjeje të çastit i akuzuari Januz e nxjerrë një revole nga xhepi i djathtë i pantallonave dhe atë të tipit “Zoraki M916-B”, e me të njëjtën shtën disa herë në drejtim të tani të ndjerit, i cili në ikje e sipër qëllohet me dy të shtëna, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 dhe 1.5 të KPRK-së. Kjo vepër dënohet jo më pak se dhjetë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

Ai po ngarkohet edhe për mbajtjen pa leje të armës së lartcekur, me çka po akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së. Kjo vepër dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë vjet./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Bora vështirëson qarkullimin në Dragash, kryetari apelon për bashkëpunim

Reshjet intensive të borës në komunën e Dragashit kanë krijuar vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Kryetari i komunës, Bexhet Xheladini,...

Ministri Çeku feston Krishtlindjen në Prizren

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka shënuar festën e Krishtlindjes në Prizren, duke marrë pjesë në aktivitete festive dhe vizita tek...

Lajmet e Fundit