Vrasja në tentativë ndodhi në Zhur

Policia e Prizrenit ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë.

Sipas Policisë, mbrëmë rreth orës 22:37, një mosmarrëveshje ka eskaluar në përdorimin e armës së zjarrit.

Sipas hetuesve të Policisë së Prizrenit thuhet se i dyshuari D. B. ka shtënë me pistoletë në drejtim të viktimës, të cilin e ka plagosur nën gju në këmbën e majtë.

I plagosuri është përcjell fillimisht në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren e më pas në QKUK për trajtim të mëtejmë.

Policët dhe krim-teknikët kanë kryer procedurat hetimore.

Është sekuestruar një pistoletë e llojit të panjohur, ndërkaq i dyshuari është arrestuar.

Më Shumë

“Muzat e Vreshtave”, festivali kushtuar poetit Xhevdet Bajraj nis rrugëtimin në Rahovec

Rahoveci do të mirëpresë më 22 qershor Festivalin Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor që i kushtohet poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj dhe...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lajmet e Fundit