13.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

“Vuajtën, por Juventusi e meritoi titullin. Dora e Sarri do ndihet vitin tjetër”

Juventusi vazhdoi dominimin në Serie A. Bardhezinjtë fituan titullin e nëntë radhazi mbrëmjen e kaluar. Festë edhe për Maurizio Sarrin, i cili mori drejtimin e skuadrës verën e kaluar.

Kritikat për ish-trajnerin e Napolit dhe Chelsea nuk munguan, por në fund ia doli të triumfonte. Carlo Ancelotti ka uruar “Zonjën e Vjetër” për titullin e 36-të në histori, teksa thur elozhe dhe për punën e homologut Sarri në prononcimin e dhënë për Radio Anch’io Sport.

“Juventusi e meritoi titullin, edhe pse hasi më shumë vështirësi se sa në të kaluarën. Skuadrën e mori një trajner me ide të ndryshme nga paraardhësit, por Sarri ka zhvilluar një punë të shkëlqyer.

I njoh mirë idetë e tij mbi futbollin dhe e di që nuk është e thjeshtë t’i vësh në praktikë menjëherë në një skuadër që fiton gjithmonë. Vitin tjetër do të ketë një ndikim më të madh në skuadër. Është normale të jesh më i kritikuari kur je në stolin e Juves“, thekson Ancelotti.

Më Shumë

Ylli i bashkohet Pejës në finale

Golden Eagle Ylli është finalisti i dytë i Ligës Unike. Therandasit në gjysmëfinale fituan ndaj Besëlidhjes me rezultat 63:76. Të enjten do të zhvillohet ndeshja për...

Vdes Chuck Norris, aktori ikonik i filmave aksion

Chuck Norris, kampioni i artit marcial që u bë një yll ikonik i filmave aksion dhe udhëhoqi serialin e suksesshëm “Walker, Texas Ranger,” ka...

Lajmet e Fundit