10.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

VV në Malishevë: Thaçi po keqpërdor institucionet arsimore dhe punonjësit e saj

Malisheve-Vetevendosje7-18Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Malishevë denoncon hapur përpjekjen e kryetarit te PDK-së, Hashim Thaçit, i cili në petkun e kryeministrit po keqpërdor institucionet arsimore dhe punonjësit e saj, për të kërcënuar dhe shantazhuar mësuesit, duke ua kushtëzuar mësimdhënien me votë. Gjithashtu i njëjti bashkë me bashkëpartiakët e tij të qeverisjes lokale në ikje, po keqpërdorin paratë e qytetarëve taksapagues për të organizuar tubime dhe shtruar darka e dreka, që janë asgjë më shumë se takime “disiplinuese”.

“Roli i mësuesit në periudha historike ka qenë i madh, ata ishin shtylla që barti përgjegjësin në kohërat më të vështira, që mbajti gjallë idealet dhe frymën e atdhe dashurisë e shprehur përmes kryengritjeve, protestave, lëvizjeve ilegale e paqësore e deri tek lufta çlirimtare.

Sot fryma në të cilën bazohet sistemi arsimor i instaluar nga pushteti aktual qendror e lokal është ai i shfrytëzimit të tij për qëllime partiake, pra ku respekti dhe përkushtimi ndaj arsimit është shndërruar në fërkim duarsh për përfitim votash e marrje diplomash”, thuhet në kumtesën e VV-së në Malishevë.

Pushteti aktual po përdor forma prej më të ulëtave e më të pamoralshme për ta siguruar mbijetesën politike e cila ka marrë teposhtëzën e pa kthim por e cila po e cenon çdo ditë e shumë mundësin për ta shpëtuar arsimin nga degradimi.

“Për ne është i qartë niveli intelektual dhe moral i kryetarit të partisë dhe bashkë-partiakëve të tij lokal, cilët sundojnë në Kosovë dhe Malishevë përmes metodës së karrotës dhe kërbaçit.

Të shpenzosh në dreka e darka partiake me para publike në kohën kur varfëria gjithnjë në rritje po zëvendësohet me uri, ku vetëm në Malishevë jetojnë mijëra qytetarë në varfëri ekstreme që tani në prag të dimrit janë pa shtrojë e mbulojë, pa ngrohje e pa ushqim është e papranueshme është e pamoralshme është keqpërdorim është KRIM”.

Sipas VV-së, takimet e Kryeministrit me mësues në kohë fushatash me para të taksapaguesve të varfër të Kosovës janë shpërfaqja më saktë e fytyrës se si pushteti aktual e sheh mësimdhënësit vetëm si votues dhe shërbëtorë të partisë dhe asgjë më shumë.

“Ne i bëjmë thirrje Mësuesve, që të bojkotojnë këto darka elektorale që pushteti po i bënë me të vetmin qëllim kontrollin dhe shantazhin mbi mësuesin.

Ne i bëjmë thirrje Kryetarit në ikje dhe drejtorit të arsimit që gjatë ditëve që i kanë të numëruara në pushtetin lokal të heqin dorë nga kërcënimet ndaj mësuesve dhe drejtorëve. Gjithashtu i bëjmë thirrje drejtorëve të shkollave të cilët shkollën dhe arsimin e kanë mbi partinë që të mos bien pre e shantazheve dhe presioneve dhe ti mbrojnë mësuesit dhe shkollat nga injoranca dhe dhuna politike e partisë pushtet ashtu siç ditën ti rezistojnë në kohëra edhe më të vështira”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj takon kryetarët e rinj të fshatrave dhe lagjeve të Prizrenit

Kryetari I Komunës, Shaqir Totaj u takua sot me kryetarët e rinj të fshatrave dhe lagjeve  të Prizrenit. Ai i ka përgëzuar ata për marrjen...

34-vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve

Sot është 34- vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve. Sado që ai u mbajt në rrethim të plotë nga forcat...

Lajmet e Fundit