11.1 C
Prizren
E martë, 11 Nëntor, 2025

VV: Të arrestohet Nexhat Çoçaj

vv ne prizrenNë një konferencë për medie, organizuar nga Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje, është folur për gjendjen e rëndë në arsimin prizrenas.

Anëtari i Kuvendit të Prizrenit nga radhët e LVV-së, Arbër Rexhaj, ka thënë mes tjerash se drejtoria komunale e arsimit është shndërruar në një organizatë kriminale e përfshirë në shumë skandale, dhe ka kërkuar që për këtë çështje ai të arrestohet. Ai para medieve tha se në këtë drejtori janë bërë një mal shkeljesh ligjhore, tashmë të njohura për opinionin e gjërë. Kuvendari Rexhaj, në këtë konferencë kritikoi edhe organet e drejtësisë , të cilat sipas tij në masë të madhe i kanë kontribuar gjendjes alarmante në këtë sektor.

Shefi i Grupit të Këshilltarëve të LVV-së në Kuvendin e Prizrenit, Artan Abrashi, ka kërkuar nga Ramadan Muja, që sa më shpejtë të shkarkojë drejtorin Çoçaj dhe ka shtuar gjithashtu kritika në adresë të organeve të drejtësisë për neglizhencë ndaj rasteve të paraqitura në këto organe përveç tjerash nga Qendra e LVV-së në Prizren. Zyrtarët e VV-së i kanë bërë thirrje edhe qytetarëve që të denoncojnë të gjitha parregullsitë që i vërejnë në sektorin e arsimit, dhe ti bëjnë ato publike/TV Prizreni/

Më Shumë

Qytetari nga Rahoveci gjen 1800 euro dhe i dorëzon në polici

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me datë 7 nëntor 2025 në Rahovec, një qytetar ka dorëzuar në polici një shumë parash...

Vdes ish-ushtari i UÇK-së në Prizren, Ibrahim Kryeziu

Ka ndërruar jetë në Prizren, në moshën 68-vjeçare, Ibrahim Zenel Kryeziu – veprimtar i përkushtuar, aktivist i çështjes kombëtare, i përndjekur politik, ish-ushtar i...

Lajmet e Fundit