West-Kardashian shijojnë muajin e mjaltit në Irlandë

Kim Kardashian dhe Kanye WestÇifti i sapomartuar Kim Kardashian dhe Kanye West po shijojnë muajin e mjaltit në Irlandë. Përgjatë mbrëmjes së të mërkurës, Kim dhe Kanye vizituan 2 kinema. Çifti ishte veshur me të zeza dhe mbanin syze të errëta.

Përgjatë ditëve të muajit të mjaltit ata kanë shijuar filmat më të fundit si Godzilla, X Men: Days of Future Past, Bad Neighbours, Blended dhe Maleficent. Kim dhe Kanye u fotografuan duke dalë nga një kinema në Portlaoise të mërkurën pasdite dhe më pas shkuan në një tjetër kinema në Tullamore, rreth 20 milje larg.

Çifti ekstravagant zgjodhi të kalojë muajin e mjaltit në Irlandë, vend i ftohtë dhe në relaks total dhe jo në një vend ekzotik dhe me diell.

Në profilin e saj zyrtar në “Twitter” ajo shtoi edhe mbiemrin e bashkëshortit të saj duke u bërë Kim Kardashian-West.

Çifti e kaloi mbrëmjen e tij të parë në kështjellën Oliver në Ardpatrick, në qytetin e Limerikut. Të martën, të sapomartuarit shijuan edhe një ngjitje me biçikletë në malin Ballyhoura.

Më Shumë

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Lajmet e Fundit