9.6 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Wilder nuk është ende gati, WBC jep OK-in për derbin britanik

Triologjia e peshave të rënda në boks mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder është në dilemë.

Boksieri amerikan nuk është ende gati për t’u rikthyer në ring pas një operacioni dhe mbi të gjitha pas “goditjes” psikologjike që ai mori pas humbjes.Për këtë arsye, britaniku Tyson Fury mund të përballet me patriotin e tij Dillian Whyte, ku do të mbrojë titullin ka mpion bote të kategorisë WBC.

Madje kjo sfidë, sipas WBC-së, mund të zhvillohet brenda këtij viti, pasi Whyte është i mandatuar prej saj.Gjithçka do të varët nga dëshira e Wilder, nëse do të duelojë për titull këtë vit apo jo. White do të mbrojë titullin e përkohshëm të këtij Divizioni ndaj Alexander Povetkin më 22 gusht dhe në rast se fiton mund të duelojë ndaj Fury në fund të këtij viti.Mauricio Sulaiman, presidenti i WBC-së, tha: “Nëse palët arrijnë marrëveshjen kjo sfidë britanikësh mund të zhvillohet që këtë vit. Fillimisht do të mësojmë se çfarë do të bëjë Wilder dhe më pas e ka radhën i mandatuari nga ne”.

Më Shumë

Konfiskohen pesë aparate të lojërave të fatit, mbyllet një lokal në Malishevë

Në Malishevë është mbyllur një lokal pas zbulimit të ushtrimit të veprimtarisë ilegale të lojërave të fatit. Drejtori i Inspektoratit Komunal, Jakup Gashi, bëri...

P.C Prizreni mposht Istogun, mbetet lider

Proton Cable Prizreni ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në Ligën e Parë të basketbollit, duke mposhtur Istogun me rezultat 89:75. Skuadra prizrenase zhvilloi...

Lajmet e Fundit