6.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Xabi Alonso rrezikon pesë vite burg

Ish-mesfushori i Real Madrid, Xabi Alonso, mund të rrezikojë edhe burgimin, pasi akuzohet për evazion fiskal.

Prokurori në Spanjë ka kërkuar për Alonson deri në pesë vite burgim, e madje edhe dënim prej 4 milionë eurosh, pasi akuzohet se nuk ka paguar tatim në vlerë prej 2 milionë euro në mes viteve 2010 – 2012.

Fillimisht rasti ishte hedhur poshtë, por u rihap përsëri në fillim të këtij viti dhe Alonso nuk ka pranuar se ka bërë ndonjë gabim.

Në fakt, dënim i njëjtë po kërkohet edhe për këshilltarin financiar të futbollistit, Ivan Zaldua dhe prokurorët janë duke kërkuar me ngulm që Alonso duhet me patjetër të paguaj shumë prej 2 milionë euro, për të cilën akuzohet se ka bërë evazionin fiskal.

36 vjeçari, i cili ka qenë pjesë e skuadrave si Liverpool, Real Madrid e Bayern Munchen, është vetëm njëri nga disa futbollist, të cilët së fundmi janë duke u përndjekur për evazion fiskal nga autoritetet tatimore të Spanjës.

Muajin e kaluar, lojtari i Manchester United, Alexis Sanchez, mori 16 muaj dënim me burgim jo efektiv, për shkak ta dështimit të pagesës së taksave.

Tek skuadra e Real Madrid, ish-trajneri Jose Mourinho, mbrojtësi Marcelo dhe Cristiano Ronaldo së fundmi, të gjithë kanë qenë të ngatërruar me akuza për evazion fiskal. /Insporti.com

Më Shumë

Çikat e Bashkimit nisin me fitore gjysmëfinalen e Play-offit

Bashkimi e ka nisur në mënyrën më të mirë serinë gjysmëfinale të Play-offit në Superligën e Femrave, duke shënuar fitore bindëse ndaj Prishtinës me...

Trepça e mposht lehtësisht Yllin në Suharekë

Kampionia e Kosovës në fuqi, Trepça ka arritur fitoren e 16 radhazi në elitën e basketbollit kosovar duke e mposhtur Golden Eagle Yllin me...

Lajmet e Fundit