14.3 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Xhaka zgjidhet si më i dobëti nga tifozët zviceranë për ndeshjen me Kosovën

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, është zgjedhur nga tifozët e këtij vendi si “futbollisti më i dobët”.

Një sondazh i publikuar nga gazeta Blick.ch tregon se 41 për qind e lexuesve mendojnë se Xhaka ishte më i dobëti në barazimin 1:1 kundër Kosovës.

Ai mori kritika të mëdha për paraqitjen.

“Xhaka ishte lojtari i 12-të për kosovarët”, shkruajtën disa nga lexuesit.

“Të paktën dy herë ai thjesht qëndroi në vend dhe i dha mundësi kundërshtarit, një paraqitje shumë e dobët”, ishin disa nga komentet e tjera.

Ndërkaq, 59 për qind e vlerësuan Ruben Vargasin, autorin e golit të Zvicrës si më i miri.

Kombëtarja e Zvicrës siguroi mbrëmë kualifikimin në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, pas barazimit 1:1 me Kosovën.

“Helvetikëve” u mjaftoi një pikë për të prerë biletën për në Gjermani, teksa tani në xhiron e fundit mund të synojnë pozitën e parë në Grupin I, pasi do të takohen me liderët e grupit, Rumaninë.

Më Shumë

Junior 06 pëson humbje të thellë ndaj Trepçës

Junior 06 ka pësuar humbje me rezultat 65:30 në transfertë ndaj Trepçës, në kuadër të Superligës së Femrave, raporton PrizrenPress. Vendaset e nisën ndeshjen me...

Bashkimi rikthehet te fitoret, triumfon në Prizren ndaj Vëllaznimit

Bashkimi është rikthyer te fitoret pasi mposhti Vëllaznimin me rezultat 90–79, në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, në kuadër të...

Lajmet e Fundit