-3.2 C
Prizren
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Xhamia e re, përçan banorët e fshatit Gjonaj të Hasit

Xhamia ka përçarë banorët e fshatit Gjonaj të Hasit.

Ata (s) duan ndërtimin e saj.

Bashkësia Islame në Prizren është detyruar t’i ndërpresë punimet e xhamisë.
Ajo është në pritje të gjetjes së një marrëveshjeje me banorët e fshatit.

Orhan Bislimaj, sekretar i BI-së nuk kanë pritur këtë rezistencë. Thotë se banorët e fshatit Gjonaj kanë nevojë për një xhami të re.

“Shpresoj se do të tejkalohen keqkuptimet”, tha Bislimaj për “PrizrenPress”.

Bashkësia Islame në Prizren, në vitin 2014, pati vendosur gurthemelin e xhamisë së re, në Gjonaj të Hasit. Për shkak paqartësisë së pronës, punimet nuk janë zhvilluar.

Katër vjet pas ndërkaq, është tentuar të rifillohen punimet e saj.

Ato janë ndërprerë nga disa banorë.

Imami i xhamisë në Gjonaj, Iljaz ef. Hoxhaj, tregon se kundër ndërtimit të xhamisë janë vetëm disa individë.
“Banorët nuk janë kundër ndërtimit të xhamisë, por disa individë”, shprehet Hoxhaj.
Sipas tij, fshati Gjonaj ka nevojë për një xhami të re.

Në këtë fshat ekziston një xhami.

Ajo deri në vitin 2014, ka qenë në gjendje të dobët dhe pa minare.

Është rregulluar me iniciativën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, dhe përkrahjen e xhematit.

Kuvendari i Hasit në Kuvendin Komunal tw Prizrenit, Haziz Hodaj tha se nuk është askush kundër ndërtimit të xhamisë së re. Sipas tij, Bashkësia Islame nuk ka informuar dhe marrë pëlqimin e banorëve për ndërtimin e saj.

“Fshati Gjonaj ka nevojë për shumë gjëra të tjera, para ndërtimit të një xhamie të re, sepse veç ekziston një xhami”, tregon Hodaj, për “PrizrenPress”.

Për këtë çështje, është takuar me krerët e Bashkësisë Islame në Prizren.

“ Ju kam thënë, nëse 51 për qind e banorëve janë për ndërtimin e xhamisë, unë do të mbështesë dhe do të jap kontributin tim për ndërtimin e saj”.

Sekretari i BI-së në Prizren, Orhan Bislimaj, mohon se nuk janë konsultuar me banorët e fshatit Gjonaj, për ndërtimin e xhamisë së re. Sipas tij, ndërtimi i xhamisë së re ka qenë kërkesë e vetë banorëve të fshatit.

“Xhamia aktuale nuk i plotëson kushtet e xhematit dhe është thuaja jashtë funksionit. Banorët në një takim që kemi zhvilluar në vitin 2013, vetë kanë kërkuar një xhami të re”, tregon ai.

Sipas tij, Bashkësia Islame, në bazë të banorëve ka vlerësuar se Gjonaj ka nevojë edhe për një xhami të re.
“Xhamia e re do ti shërbejë komunitetit, sepse në të parashihet që të mbahen ceremonitë e ndryshme fetare dhe ajo e vdekjes”, tregon ai.

Kryetari i fshatit Gjonaj, Sadri Hodaj, ka ftuar një mbledhje me banorët. Aty pritet të diskutohet edhe çështja e ndërtimit të xhamisë së re.

“Kjo çështje duhet të vendoset me votim”, shprehet ai. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Pensioni po i fyen e poshtron mësimdhënësit e viteve të ’90-a?!

Adem Gavazaj Mësimdhënësit që kanë punuar në vitet e '90-ta në arsimin paralel të Kosovës, tani po shpërblehen me pensione që i poshtërojnë dhe i...

Junior 06 befason Penzën në ‘Karagaç’

Befasia e xhiros së gjashtë në Ligën e Femrave, erdhi skuadra debutuese Junior 06, që e mposhti Penzën me rezultat 74-81. Tanyia Gordon shkëlqeu me 40...

Lajmet e Fundit