-0.5 C
Prizren
E mërkurë, 27 Janar, 2021

Xhemaj, PDK: Skënderbeu nuk e meritoi këtë fyerje nga Komuna e Prizrenit me 28 Nëntor, të korrigjohet ky poshtërim

Bashmir Xhemaj i PDK’së, i cili vjen nga qyteti i Prizrenit, ka reaguar në lidhje me shtatoren e Gjergj Kastriotit, që Komuna e Prizrneit ka përuruar sot.

Xhemaj ka thënë se kjo shtatore, e shëmtuar dhe në disproporcion të plotë fizik, nuk frymëzon e as nuk trimëron askënd. Në fakt, sipas tij, kjo shtatore bën me turp të gjithë shqiptarët, e posaçërisht ata që vijmë nga ky qytet.

Me këtë rast, ai u ka bërë thirrje kuvendit komunal që sa më parë ta përmirësojnë këtë shtrembërim të figurës së madhe të Gjergj Kastriotit, dhe historisë së lavidshme shqiptare.

Lexoni statusin e plotë të Bashmir Xhemajt:

Skënderbeu nuk e meritoi këtë fyerje nga Komuna e Prizrenit me 28 nëntor

Gjergj Kastrioti “Skënderbeu”, është prej heronjve të parë shqiptarë, prijësve, që për 500 vjet mbajti gjallë idenë e luftës për liri, bashkimit për fitore, e idealit për shtet.

Padyshim, ai ishte edhe prej inspiruesve të formacionit më të suksesshëm ushtarak ndër shqiptarë, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërkaq, edhe në librat e historisë, por edhe në dhe tregimet e legjendat me të cilat jemi rritur mbi figurën e tij, Skënderbeu përshkruhet si një burrë shtatlartë që, edhe vetëm nga pamja, frymëzonte e trimëronte luftëtarët e tij.

Por, si duket Komuna e Prizrenit, me në krye Mytaher Haskukën, kanë në mendje dhe njohin një tjetër Skënderbe?! Shtatorja e Skënderbeut që Komuna e Prizrenit përuroi sot, më e pakta është fyerje për figurën e tij, e më së shumti, është shkelje mbi historinë dhe idenë e secilit shqiptar për heroin tonë.

Ajo nuk frymëzon e as nuk trimëron askënd. Në fakt, kjo shtatore na bën me turp të gjithë shqiptarëve, e posaçërisht ne që vijmë nga ky qytet.

Kjo shtatore, pa kurrfarë vlere artistike dhe në disproporcion të plotë fizik, nuk i bën nder Przirenit. Sikur të mos mjaftonte, komuna ka përzgjedhur një vend për figurën e Gjergjit që nuk lartëson atë, por, dinakërisht, i humbë atij vlerën dhe pozicionin që ka në zemrat dhe historinë tonë.

Prandaj, unë sonte po bëjë një kërkesë publike për kuvendarët e qytetit tonë historik, që sa më parë ta adresojnë këtë turp që iu Gjergj Kastriotit, e përmes tij të gjithë historisë tonë të lavdishme shqiptare.

Nuk është vonë. Gabimi u bë, por më gabim do të ishte po të mbyllnim sytë ndaj këtij turpi. Prandaj, qysh në seancën e radhës, duhet të korrigjohet ky shtrembërim i shëmtuar i Gjergjit të madh.

Skënderbeu nuk e meritoi këtë fyerje me 28 nëntor, aq më pak në Prizren.

- Advertisement -

Më Shumë

Shtyhet seanca ndaj ish-drejtorit të Financave në Komunën e Dragashit, si dhe dy zyrtarëve të tjerë të komunës

Të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, zyrtari i zyrës së prokurimit në Komunën e Dragashit, Fadil Sinani, ka paraqitur një provë të re...

Para false në Kosovë, sekuestrohet kartmonedha 500 euro në Prizren

Vetëm gjatë së martës në Kosovë janë raportuar pesë raste për para të falsifikuara. Në Prishtinë, Gjilan, Lipjan e Prizren janë paraqitur rastet e falsifikimit...

UEFA lavdëron punën e Xhakës dhe Shaqirit në ekipin e Zvicrës

Sajti zyrtar i Konfederatës Evropiane të Futbollit (UEFA) ka prezantuar të hënën Përfaqësuesen e Zvicrës si një prej pjesëmarrëseve në “Euro 2020” që mbahet këtë verë. Zvicra...

Ja çka po festohet sot në familjen e Ramush Haradinajt

Sot ka festë në familjen e Ramush Haradinajt. Është Anita ajo që përmes një postimi në Instagram ka treguar se djali i tyre Trimi feston...

Qeveria ndan 30 euro shtesë për pensionistet që marrin deri në 100 euro

Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim që të ndahen 30 euro shtesë për pensionistet që marrin deri...

Vdiç kryetari i komunitetit Bektashian të Kosovës

Ka vdekur, kryetari i Komunitetit Bektashian të Republikës së Kosovës, Baba Mumin Lama. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi për media nga ky...

LAJMI I FUNDIT: Kurtit i mohohet të garojë për deputet

Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP) ka refuzuar pjesërisht ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje të paraqitur në këtë panel, pas moscertifikimit të listës së...

“Askush nuk do të mundet t’i falimentojë për interesa private e grupore Telekomin dhe Postën”

Me iniciativën e ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, Zeqir Kiqina dhe ushtruesit të detyrës së kryeshefit të Postës së...

Kylie ngrit temperaturat duke pozuar në bikine

Kylie Jenner duket mahnitëse në fotografitë e fundit. Ylli televiziv, Kylie Jenner, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me veprimet që bën si ajo...

Limaj në Malishevë: Intelektualët po rreshtohen krah projektit tonë

Kandidati për Kryeministër nga rradhët e Nismës, Fatmir Limaj ka mbajtur takim me intelektualë nga komuna e Malishevës. Ai në postimin e tij në Facebook...

Ndahen përfundimisht Besa Gashi dhe Albert Krasniqi

Vetëm një javë pasi u raportua se “Miss Kosova 2013”, Mirjeta Shala, i dha fund martesës së saj, vjen lajmi se edhe një tjetër...

Qeveria dhe SBASHK-u arrijnë marrëveshje për Kontratën kolektive, sot pritet të nënshkruhet

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se sot me përfaqësuesin e Sindikatës së Bashkuar të Arismit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj...

A ka plan Komuna e Prizrenit t’i ndihmojë familjet e prekura nga Covid -19?

Dr.sc. Naser Bresa Qytetar të moshave të ndryshme, gjinive por edhe profesioneve u infektuan, vazhdojnë të infektohen nga virusi vrastar Covid 19. Ata e vuajtën,...

Limaj në Prizren: Me fitoren tonë, fiton zëri dhe vlera e UÇK-së

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vizituar sot banorët e disa fshatrave të Prizrenit. Limaj ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve, duke thënë se me...

Vdes avokati Hylki Kurtaj nga Prizreni

Ka ndërruar jetë avokati Hylki Kurtaj nga Prizreni. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë Oda e Avokatëve të Kosovës. “Sot me datë 24 Janar...

Këta janë 5 kandiatët e Vetëvendosjes që u ndalohet garimi në zgjedhje

Lëvizjes Vetëvendosje i janë hequr nga lista për deputet 5 kandidatë. Gazeta Blic merr vesh se përpos Albin Kurtit, garimi i është ndaluar edhe: Liburn...

Lajmet e Fundit