25.3 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Ylli fiton bindshëm ndaj Dritës

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të thellë ndaj RC Cola Dritës me rezultat 71:106 , në kuadër të javës së pestë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Skuadra therandase dominoi nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar.

Therandasit e nisën ndeshjen për mrekulli, duke e fituar çerekun e parë me 20 pikë epërsi, 8:28.

Ylli vazhdoi me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, ku epërsinë më të lartë e kishte 18:45, kurse pjesa e parë përfundon me rezultat 27:49.

Kampionët e Kosovës ishin bindshëm më të mirë edhe në periodën e tretë, ku e fituan këtë pjesë 14:28, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 41:77.

10 minutat e fundit ishin vetëm formal dhe Ylli fitoi me rezultat të thellë 71:106.

Marcus Mayers u dallua te RC Cola Drita me 36 pikë e pesë asistime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Barret Benson me 31 pikë e 12 kërcime dhe Gëzim Morina me 23 pikë, 15 kërcime dhe 10 asistime.

Gjilanasit kanë pesë humbje në pesë ndeshje, kurse therandasit dy fitore dhe tri humbje.

Më Shumë

Drini i Bardhë e lë fitoren nga duart në minutat e fundit në Rahovec

Drini i Bardhë ka ndarë pikët në udhëtimin e saj ndaj Rahovecit, në një ndeshje të fortë dhe me ritëm të lartë. Përkundër dominimit...

Tentativë vjedhjeje në një bankomat në Rahovec, autorët ende ta paidentifikuar

Një tentativë për vjedhjen e një bankomati në fshatin Xërxë të Rahovecit ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Sipas...

Lajmet e Fundit