Ylli i muzikës country, Loretta Lynn, ka vdekur në moshën 90 vjeçare

Këngëtarja e muzikës country, Loretta Lynn, ka vdekur në moshën 90 vjeçare, ajo ishte një nga yjet më të njohura të këtij lloji të muzikës në Amerikë, si dhe një nga gratë më feministë.

Lajmin për vdekjen e bëri të ditur familja e saj, me anë të një cicërime në Twitter.

“Nëna jonë e çmuar, Loretta Lynn, ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes, më 4 tetor, në gjumë, në fermën e saj të dashur në Hurricane Mills”, thuhet në deklaratë.

Në botën e mbizotëruar nga meshkujt e muzikës country në vitet 1960 dhe 1970, Lynn ndërtoi një reputacion si një feministe, e cila ishte mjaft e guximshme dhe mjaft e talentuar për të shkruar këngët e saj.

Në “Rated X” ajo këndoi për pabarazitë mes grave dhe burrave, kënga e saj “The Pill” iu kushtua të drejtës së grave që iu dha për të vendosur për lindjet e fëmijëve. Ajo, gjithashtu, këngë iu kushtoi edhe burrave që ishin abuzues ndaj grave.

Hitet e saj më të mëdha ishin “Fist City”, “Don’t Come Home a’Drinkin”, “You Ain’t Woman Enough” dhe “Coal Miner’s Daughter”, shkruan Reuters, transmeton KlanKosova.tv.

Më Shumë

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Lajmet e Fundit