10.9 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Ylli mposht Bashkimin

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në udhëtim 66:81 (13:19, 25:23, 17:20, 11:19), në kuadër të javës së 23-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Mysafirët kishin epërsi konstante në çerekun e parë, duke e mbyllur këtë pjesë me rezultat 13:19. Vendasit e nisën më mirë periodën e dytë, duke shkrirë epërsinë dhe duke kaluar në epërsi 25:24. Por, me kalimin e minutave, therandasit sërish kalojnë në epërsi, kurse pjesa e parë përfundoi 38:42.

Bashkimi nuk dorëzohet dhe barazon shifrat në 53:53, megjithatë mysafirët hyn në një seri prej 2:9, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 55:62. Në 10 minutat e fundit, Ylli e thelloi edhe më shumë epërsinë, duke triumfuar në fund 66:81.

Te Bashkimi u dalluan Christian Lutete me 27 pikë e 8 kërcime dhe Obinna Olenka me 13 pikë e 13 kërcime, derisa te Golden Eagle Ylli më të mirët ishin Erjon Kastrati me 21 pikë, 5 kërcime e 6 asistime, Mitchell Wilbekin me 21 pikë dhe Demetris Morant me 12 pikë e 10 kërcime.

Bashkimi ka 10 fitore dhe 13 humbje, kurse Golden Eagle Ylli 15 fitore dhe tetë humbje.

Më Shumë

Rahoveci prezanton përforcimin e ri, Richard Granberry

Rahoveci 029 ka zyrtarizuar afrimin e basketbollistit amerikan Richard Granberry për pjesën e mbetur të sezonit në Superligë. “Me kënaqësi ju njoftojmë se Richard Granberry...

Rriten çmimet e derivateve në Kosovë

Kryetari i Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka njoftuar se si pasojë e zhvillimeve në Lindje të Mesme, janë rritur edhe çmimet e naftës...

Lajmet e Fundit