9.6 C
Prizren
E hënë, 20 Tetor, 2025

Ylli pa problem mund Bashkimin, kalon në gjysmëfinale

Golden Eagle Ylli ka kaluar në gjysmëfinale të “Play-off”i-it në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll, pasi në ndeshjen e tretë çerekfinale mundi Bashkimin 97:79 (32:21, 28:17, 27:24, 10:17).

Ylli në gjysmëfinale do të përballet me Rahovecin, derisa skuadra që shënon tri fitore do të kualifikohet në finale e madhe.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi konstante në çerekun e parë, që përfundoi 32:21.

Dallimi i madh u bë në periodën e dytë, ku therandasit ishin shumë më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 28:17, për të shkuar në pushim me shifrat 60:38.

Epërsinë e madhe të krijuar në pjesën e parë e ruajtën edhe në pjesën e dytë, për të triumfuar në fund me rezultat 97:79.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Elyjah Clark me 36 pikë, Lg Gill me 16 dhe Erjon Kastrati me 15, kurse te Bashkimi më të mirët ishin Obinne Oleka me 24 pikë e 13 kërcime, Milos Latkoviq me 19 pikë e shtatë kërcime dhe Christian Lutete me 15 pikë e gjashtë kërcime.

Më Shumë

Përkujtohet veterani i arsimit dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Latif Muçaj

Në shkollën “Pjetër Budi” të fshatit Lubizhdë në Has është mbajtur një akademi përkujtimore kushtuar mësuesit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Latif Muçaj, i...

Shtjefën Gjeçovi dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit

Autor: Mr.Sc. Shaban Osmanollaj Kontributi i Shtjefën Gjeçovit (1874–1929) në mbledhjen, sistemimin dhe botimin e Kanunit të Lekë Dukagjinit, është një ndër monumentet më të...

Lajmet e Fundit