22.5 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Ymeri: Protesta e 9 janarit edhe me metoda të tjera

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri, ka thënë se protesta e 9 janarit është goditja përfundimtare ndaj dy marrëveshjeve; Asociacionit të komunave serbe dhe Demarkacionit me Malin e Zi.

“Do të ketë protestë me metoda, që i kemi parë deri më tani, por edhe me metoda të tjera, të cilat nuk i kemi përdorur. Protesta e 9 janarit është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse do të duhej të ishte goditja përfundimtare ndaj këtyre marrëveshjeve dhe, në anën tjetër, do të niste një proces të ri të të protestuarit kundër kësaj qeverie, të përbërë nga shkelës të Kushtetutës. Këta e kanë mundësinë e dorëheqjes nga pozicionet e tyre, kanë arsye të bollshme për të dhënë dorëheqje, veçanërisht për shkak të këtyre shkeljeve ndaj Kushtetutës, mirëpo nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, atëherë natyrisht që qytetarët e Republikës do t’i detyrojnë këta të largohen nga pushteti”, ka thënë Ymeri në një intervistë për Top Channel.

Ai ka thënë se Kosova është kthyer në një mjedis antidemokratik, ku nuk janë marrë parasysh debatet e shumta dhe, si pasojë, protesta mbetet metoda e vetme e kundërshtimit. Ymeri ka deklaruar se Kosova nuk do të lejojë që të qeveriset nga njerëz të cilët shpërfillin Kushtetutën, pasi kjo do të çonte në “bosnjëzimin” e vendit, ndaj sipas tij, duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Ai është shprehur i bindur se, nuk do të lejohet themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, veçanërisht tani që ekziston një situatë tjetër pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Tashmë, pas aktgjykimit, natyrisht që kemi edhe një përmasë të re të kësaj situate. Është vlerësuar që kryeministri dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, me veprimet dhe nënshkrimet e tyre kanë shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Për hir të demokracisë dhe sovranitetit në Kosovë, nuk duhet të lejojmë që ata, të cilët janë konstatuar si shkelës të Kushtetutës, të vazhdojnë të mbesin në pozicionet e njëjta. Pra, largimi i kësaj qeverie nga pushteti është kusht i domosdoshëm për t’i hapur rrugë një procesi demokratik, që do të duhej të ndodhte në Kosovë”, ka thënë Ymeri.

Më Shumë

Emigrimi po zbraz klasat: 66 nxënës largohen nga Prizreni

Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Arsimit për vitin shkollor 2024/25, 66 nxënës nga Prizreni janë shpërngulur bashkë me familjet e tyre jashtë vendit. Kjo...

Rubin: Ne e inkurajonim Thaçin ta shihte Rambujenë si mundësi të arritjes së paqes

James Rubin deklaroi në Hagë se kur kanë shkuar për t’u takuar në Konferencën e Rambujesë, Hashim Thaçin nuk e ka njohur, por që...

Lajmet e Fundit