Limaj: S’kam besuar se Thaçi do ia lëshonte vendin profës

FatmirLimaj-kuvendKryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka kërkuar nga koalicioni i ri qeverisës që të kenë kujdes nga numrat.

“Pasja e numrave nuk do të thotë se keni gjithçka në dorë, por me këta numra ju duhet të jeni më të kujdesshëm”, ka thënë Limaj në fjalën e tij para deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

“Në këtë parlament ka njerëz me përvoja të mjaftueshme për ta bërë opozitën ashtu si duhet”, ka shtuar më tej ai.

Për koalicionin ai ka thënë se i ka tejkaluar edhe pritjet e opopzitës.

“Të gjitha i kam pritur, por jo edhe që Hashim Thaçi të hiqte dorë nga kryeministria e këtë t’ia falte profës”, ka thënë Limaj.

“Kjo që po nis sot, Zoti ju ndihmoftë”, përfundoi Limaj.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit ngre shqetësimin për operimin e guidave ilegale turistike

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik e Komunës së Prizrenit ka reaguar lidhur me praninë dhe operimin e guidave ilegale turistike në qytet, duke...

Rikthehet gara e pehlivanëve në Opojë, më 13 qershor mbahet edhe gara tradicionale e kuajve

Komuna e Dragashit ka njoftuar organizimin e manifestimit tradicional të Opojës, i cili mbahet për nder të Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit. Ngjarja...

Lajmet e Fundit