Zafir Berisha: EULEX-i është mision i dështuar

“Kosova dhe qytetarët e saj shërbejnë si mundësi e mirë për të eksperimentuar”. Kështu është shprehur kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, në kohën kur Kuvendi po diskutonte për veprimtarinë e misionit të EULEX-it në Kosovë. Berisha tha se Kosova vazhdon të jetë vend eksperimental për ndërkombëtaret. Sipas tij, raportet e fundit tregojnë se misioni i EULEX-it është mision i dështuar.

“EULEX-i është vazhdimësi e dështimit të misionit të UNMIK-ut në Kosovë. Në kuadër të këtyre misioneve kanë qenë njerëz të cilët vijnë nga vende ku funksionon anarkia dhe nuk dinë se çka është demokracia si Banglladeshi dhe India”, ka thënë Berisha.

Deputeti i Nismës për Kosovën, ngriti shqetësimin se Kosova dalëngadalë po rrëshqet drejt një vendi të falimentuar./Gazeta Tribuna/

Më Shumë

Universiteti i Prishtinës hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve në nivelin baçelor dhe master për vitin akademik...

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Lajmet e Fundit