6.1 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Zafir Berisha: Janë gjetur materiale të mjaftueshme për keqpërdorimet e Qeverisë “Muja”

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha thotë se drejtorët e rinj të Qeverisë së Haskukës, kanë gjetur materiale të mjaftueshme për t’i dërguar në drejtësi për qeverisjen e kaluar të Ramadan Mujës.

Sipas tij, qeveria e kaluar ka keqpërdorë në mënyrë ekstreme Komunën e Prizrenit.

“Unë nuk dua të merrem me këtë çështje, sepse kryetar i Prizrenit është Mytaher Haskuka. Por, ajo që mund të them është se sipas informacioneve që kam, drejtorët e rinj të Ekzekutivit kanë materiale të mjaftueshme për qeverinë e kaluar, për t’i dërguar në drejtësi”, tha ai për RTV Besa, transmeton “PrizrenPress”.

Nisma në Prizren është në bashkëqeverisje me Vetëvendosjen.

Ajo drejtonë tri drejtori të Ekzekutivit

Berisha premton se tre drejtorët e Nismës, do të jenë krah i fuqishëm i Qeverisë së Haskukës .

“Drejtorët e Nismës janë duke punuar intensivisht për të përmisuar gjendjen në të mirë të qytetarëve”.

“Gjendja në Komunën e Prizrenit është gjetur më e keqe sa sa ne kemi pasur informacione”.
Berisha tha se drejtorët e rinj, nuk duhet të vazhdojnë punën e keqe të ish-drejtorët e kaluar.

“Drejtorët e rinj duhet të jen më të përgjegjshme që të mos përsëriten gabimet e kaluara” ./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ankohet Ismet Munishi: “Istogu ish shndërru në Kandahar, kurrë s’kam pa diçka të tillë”

Gjatë ditës së sotme, Liria e Ismet Munishit ishte mysafire e Istogut në Ligën e Parë. Ndeshja u luajt në kuadër të xhiros së 26-të...

Ismet Munishi ‘braktis’ studiot: Kosovë–Turqi shijohet me zemër, jo me mikrofon

Trajneri i Lirisë së Prizrenit, Ismet Munishi, ka reaguar me një postim emocional në prag të ndeshjes Kosovë – Turqi, duke bërë të ditur...

Lajmet e Fundit