7.6 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Zafir Berisha: Këtë parti do ta mbështes në balotazh

Kandidati i Nisma për Kosovën për kryetar të Komunës së Prizrenit, Zafir Berisha në një prononcim për Gazeta Blic ka folur për procesin e zgjedhjeve lokale dhe balotazhin që do të zhvillohet në këtë komunë.I pyetur nga Blic se a ka vendosur kjo parti për një koalicion të mundshëm ose cilën nga partitë do ta përkrahin, Berisha tha që ende nuk është marrë një vendim i tillë.”Jo, ende nuk kemi vendosur, sepse jemi lodhur 30 ditët e fushatës, po megjithatë do të jem pjesë e procesit do të thotë, nuk do t’i shmangem procesit zgjedhor demokratik si qytetarë i Kosovës.”, pohoi ai.

Sa i përket preferencave të tij, Berisha nuk ka folur diçka konkrete duke shtuar se do ta përmbush obligimin qytetar duke votuar për ndryshim.”Aktualisht, nuk mundem me fol për preferenca natyrisht jemi që ndryshimet të ndodhin, ndryshimi më i madh do të ishte bërë në rast se do të ishte votuar Nisma dhe numri 31 por gjithsesi do të jem pjesë e procesit, kam obligim edhe qytetar jo veç politik.”, shtoi ai.Sa i përket asaj se cilën parti do ta përkrahin, Berisha shtoi se fillimisht Nisma do të konsultohet me subjektin dhe votuesit, për të parë edhe interesin e tyre.

”Nuk mundem me fol ende. Sigurisht duhet të konsultohemi me subjektin edhe me votuesin, megjithatë kemi një numër të konsiderueshëm të votuesve, duhet me pa edhe shijen edhe interesin e votuesve tanë.”, tha Berisha.Në fund, i pyetur se cila parti mund të sillte ndryshim në Prizren, Berisha tha pak a shumë qëndrimi i tij dihet.

Ndërkohë, Zafir Berisha tash e sa kohë e ka akuzuar PDK-në për shkatërrimin e qytetit të Prizrenit. Edhe në zgjedhjet e vitit 2013, ai ishte rreshtuar kundër PDK-së, me kandidatin e LDK-së atë kohë, Eqrem Kryeziu.Qytetarët e Prizrenit me 19 nëntor pritet të dalin të votojnë dy kandidatët për kryetar të cilët kanë shkuar në balotazh.Nga PDK, garon kandidati Shaqir Totaj, ndërsa nga Vetëvendosje Mytaher Haskuka./GazetaBlic

Më Shumë

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Sot varroset Asllan Musliu në Prizren, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik në Austri

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit, Asllan Musliut, njërit nga tre kosovarët që vdiq tragjikisht në një kantier ndërtimi në Vjenë. Ceremonia e varrimit...

Lajmet e Fundit